Autor: Baton Haxhiu


T’i themi gjërat troç?

Vetëm akti i parë i tradhtisë u përket përmasave të tmerrit ekzistencial, sepse tradhtitë e tjera pastaj vijnë gjithnjë e më shpesh sa të duken përherë e më të zakonshme. Pra, tani pasi që Albin Kurti e kreu aktin e parë të tradhtisë ndaj vendit me marrëveshjen për energjetikë, kemi për të parë gjithnjë e më shpesh marrëveshje në funksion të krijimit të autonomisë serbe
në Kosovë.

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=26692646&v=2.1&guid=646d385353f24adca612938838811ce33da91f0a71e9432a9db50bfd9b1d4318

Rreth para një jave, një prej njerëzve më të pandershëm në kontinentin tonë, sa i përket aftësisë për të gënjyer ndër sy dhe shërbyer shefit pa asnjë princip, Besnik Bislimi, paralajmëroi se marrëveshja me Serbinë për energjetikë është shumë afër.
Si fillim, kjo tregoi se Kurti e Bislimi kishin zhvilluar biseda të fshehta, me thika mbi sistemin energjetik të Kosovës, me Vuçiçin e Petkoviçin. Lidhur me këtë marrëveshje, e cila, me siguri nuk është lidhur brenda një nate, ata nuk kanë dhënë llogari as para opinionit publik, as para Kuvendit të Kosovës.

Tufa e mashtruesve të pacipë të VV-së, që kanë çuar njerëz në varr e nëpër burgje me idenë e demokracisë së drejtpërdrejtë, ia punuan prapa shpine një Kosove duke e vendosur para aktit të kryer me marrëveshjen për energjetikë.

Për më shumë, ata bënë një gabim të tmerrshëm strategjik, duke e rikthyer dialogun nga faza përfundimtare për njohje të ndërsjellët, në biseda teknike, siç është rasti për targa dhe energjetikë. Emëruesi i përbashkët i këtyre dy marrëveshjeve është trajtimi i privilegjuar i Veriut të Kosovës nga pjesa tjetër e Republikës së Kosovës.

Pra, me çdo standard të VV-së, aktivistët e të cilës deri dje i kanë thyer dhëmbët nëpër rrugë gjoja se për çlirim të Kosovës e sot janë shndërruar në nënpunës të nënshtruar për një rrogë mujore duke arsyetuar çdo vendim kundër vendit të tyre, nga sot e tutje, Besnik Bislimi e Albin Kurti janë tradhtarë të kombit shqiptar.

Ata kanë tradhtuar popullin, i cili ua dha mbi 50% të votave duke ia thyer premtimin se do t’i rivlerësojnë marrëveshjet e Brukselit nga dialogu i dëmshëm. Sot, ndërkaq, për një grusht pushtet, ata me një mburravecëri të paparë zgërdhihen teksa e shesin marrëveshjen për energjetikë si sukses madhor të qeverisë së tyre.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Pjesa tjetër, ndërkaq, është punë e njohur. Lumiri kur vie puna te çëshjet e mëdha me Serbi zakonisht e mbyllë gojën sepse e di shumë më mirë se ne me çfarë punë merret një pjesë e familjes së tij. Ndërkohë Memli Krasniqi nuk u ndie i gjallë për shkak të shumë kusureve të tij që ia ka zbuluar Faton Peci e Albin Kurti, edhe për shkak të përcaktimit të tij të prerë për ta tjetërsuar PDK-në në një klub të përdalë gastronomësh. Si ka mundësi, Partia Demokratike e Kosovës, pasardhësja e UCK-së, të shitet deri në këtë ditë e të tmerrohet deri në palcë nga një Albin Kurt, i cili ua ndajti sistemin energjetik të Kosovës ndër sy? Këto janë pasoja kur braktisen idealet e partia në emër të qytetarisë iu besohet pianecëve, narkomanëve dhe tenderomanëve profesionist.

Sot ka filluar praktikisht hyrja e kompanive shtetërore të Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës. Hapi i rradhës është formalizimi i autonomisë së serbëve – kush e di me çfarë emërimi të gjetur nga Petkoviq dhe bashkëpunëtori i tij në Kosovë, Bislim Bislimi – në Republikën e Kosovës.

Kjo pra nuk është veç tradhti, sepse nuk është një akt. S’janë as veç bashkëpunëtorë të Serbisë, sepse bashkëpunimi është një proces me ndërmarrje të përbashkët të dy palëve. Kjo ftesë e një pjese të Serbisë në territorin e Kosovës është tëhuajsim i krejtësishëm. Kjo është të mos ekzistosh si palë fare dhe dorëzim total i vetes.

Kështu do shkruante sot Albin Kurti nëse kryeministri s’do ishte ai.