Tragjedia në Rahovec, familjari i viktimave: Dyshohet se zjarri erdhi nga priza ku ishte adapteri i telefonit

        Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec. Kushtrim Zekaj, familjari i çiftit tashmë të ndjerë për televizionin publik ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ai tregon se çifti i të moshuarve kanë jetuar vetëm pasi që djemtë i kanë pasur në mërgim derisa vajzat të martuara. “Nusja e cila është në Gjermani ka provuar të kontaktojë në telefon me të moshuarit por nuk ka mundur. As në kamera nuk ka mundur t’i vërejë. Më pas ka lajmëruar një fqinje në Kosovë për të parë se çfarë ka ndodhur”.

“Nusja e familjes sonë ka shkuar t’i shohë çiftin dhe pasi e ka parë që dera ishte e mbyllur, është futur nga dritarja por që e ka gjetur të vdekur çiftin”, ka deklaruar Kushtrim Zekaj.