Tragjike në Durrës, vdesin babë e bijë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Babë e bijë kanë humbur jetën në det.
Babë e vajzë futen në det për t’u larë në Durrës, mbytet 44-vjeçari
‘Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe’, bën të ditur policia.
Njoftimi i mëhershëm i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes