Tragjike: Vdes një kosovar 38 vjeçar, ra nga një ndërtesë ku po punonte
Një 38 vjeçar nga Malisheva ka humbur jetën në vendin e punës. Ai ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese ku po punonte, shkruan Reporteri.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.“Me datë 12.01.2021 rreth ores 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë. Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kane dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimës . Viktima është rreth moshës 38 vjeç nga Malisheva”, tha ai.Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kane dalur në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. “Me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, shtoi Gjurkaj.