Trazohen sërish banorët e Krushës së Madhe – hajnat tentojnë të vjedhin në dy shtëpi, dëgjohen edhe krisma

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tentim-vjedhjes ka ndodh edhe sonte në Krushë të Madhe, mëson Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Gjakovës, e cila ka njoftuar se cak i vjedhjes së hajnave ka qenë dy shtëpi.Dyshohet se në rast kanë qenë të përfshirë dy ose tre persona të maskuar, derisa së paku njëri prej tyre dyshohet se ka qenë i qenë i armatosur.Ky i fundit dyshohet se ka shtënë me armë, në momentin kur është vërejtur nga banorët, derisa ishin duke e planifikuar vjedhjen edhe në një shtëpi të tretë.Hajnat kanë ikur nga vendi i ngjarjes pa vjedhur asgjë nga shtëpitë e Krushës së Madhe, por duke lënë shqetësim tek banorët asaj pjese.Ende nuk ka të arrestuar, ndërsa njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

/GazetaSinjali/