Tre persona vdesin në rrethana të dyshimta për 24 orë, dy në Prishtinë e një në Drenas
Brenda 24 orësh në territorin e Kosovës janë raportuar tri raste të vdekjeve të dyshimta.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë.
Njëra vdekje e dyshimtë është shënuar në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, ku raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.