Tre të dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar, njëri prej tyre serb
Organet e rendit në Gjermani kanë arritur të identifikojnë tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.
Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Besar Nimani, duke shtuar se nesër do të bëhen publik identitet e tyre.
“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, deklaroi ai.
Tutje sipas informatave që policia I ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.