Tre të vdekur në tri aksidente brenda ditës në Kosovë

0

                   Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Një person ka vdekur në aksidentin e ndodhur në fshatin Kormjan të Gjilanit, midis një veture dhe një motoçiklete. Shkaktari i këtij aksidenti është një shtetas i huaj, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa, në aksidentin tjetër të ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, një grua ka ndërruar jetë ndërsa tre persona të tjerë janë duke u trajtuar – dy në Mitrovicë dhe një në QKUK. “Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. Edhe një vdekje tjetër e dyshimtë ka ndodhur brenda ditës së djeshme. Një person derisa ishte duke punuar në pyll, është zënë nga traktori dhe duke mos i përballuar lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë.Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites në Podujevë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës .Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Shqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *