Tre të vdekur si pasojë e COVID-19
Tre persona tjerë kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 292 raste të reja e 556 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia është 65.982, ndërsa i të shëruarve 57.941.
.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë