Tregim letrar nga autorja; Ylltare Ferati – Mitrovicë- KULLAT E HESHTURA-
KULLAT E HESHTURA
Në fshatin e largët jetonte vogëlushi të cilin të gjithë e donin. Çdo mëngjes me moshën e mitur që kishte, shpërndante qumësht në qytet, shkau që familja jetonin në kushte shumë të vështira. Aq shumë ngarkohej një shtatëvjçar, saqë të gjithë ndjenin keqardhje për të. Kur donin t’i ndihmonin, ai me këmbëngulje falënderohej dhe kundërshtonte. Mësimin e vijonte pasdite, tri kilometra larg shtëpisë së tij E bënte këtë punë të mundimshme se duhej jetuar. Meshkujt e familjes, të rriturit, ishin mbyllur në kullë se ishin në gjak me një familje.Ua kishin vrarë një mashkull për një mashkull të familjes së tyre para dhjetë vjetësh dhe familja e Burimit, çunit shtatëvjeçar, kishte marrë hak dhe tash ishin të mbyllur në kullë. Arat ua punonin disa kushërinj, po edhe femrat e shtëpisë. Familja Cakaj isht një familje që nuk falte fare dhe ishin të lindur që të bënin problem. Burimi punonte dhe mësonte. Kur nisej për ta shitur qumështin, kosin dhe vezët, nënë Qamilja e përcillte me lot në sy. Burimi i vockël nuk i kuptonte në thellësi gjërat. Të rriturit nuk debatonin në praninë e tij për këtë çështje. Kishin kaluar dy vjet që ishin të mbyllur.
– Biri im, paç uratën e Zotit se tin a mban të mbijetojmë- I thoshte nëna kur e niste për në qytet.
– O nënë, dikush duhet të punoj dhe jo shumë rrallë, dikujt i bie barra më e rëndë Po a nuk më rritët që t’ju dal krah dhe do t’ju dal edhe më tepër.
Nëna mburrej me mençurinë dhe me pjekurinë e tij në moshë aq të mitur.Shpesh mendonte se kur ta arrinte moshën madhore, edhe ai duhej të mbyllej në kullë.
Erdhi edhe dimri i acartë. Baba Tahiri i tha që të mos shkonte më në qytet se edhe veshmbathja e tij nuk ishte e volitshme për dimër. Burimi e kundërshtoi dhe i tha edhe këtë dimër do të shkojë e pastaj vjen pranvera. Tahiri u çudit me përgjigjen e tij se Burimi tashmë ishte njëmbëdhjetë vjeç. Nuk e kuptoi se çfarë deshi t’i thoshte Burimi me ato fjalë, por e kuptoi se prapa tyre fshihet ndonjë vision, mission, ide.
Një ditë nga acari i madh, ai u rrëzua te dera e Dritonit,të cilit i shiste qumësht për çdo ditë. Arta, bashkëshortja e Dritonit, e thirri Dritonin dhe djalin e tyre Andin që ta merrnin brenda. E shtrinë në shtrat, ndërsa Dritoni që kishte përvojë rreth shëndetit të njerëzve, edhe pse ishte arkitekt, u kujdes rreth Burimit që të ketë vetëdije. Këmbën Burimi e kishte të gjakosur në gju.Arta mori alkooli dhe ia pastroi këmbën e bashkë me Dritonin ia lidhën me fasho. Burimi kur i çeli sytë, nuk dinte se çfarë ka ndodhur as ku gjendej. Kur e pa Artën, e diti se ishte në shtëpi të tyre.
– Ju kërkoj falje për bezdisje dhe dua të shkoj në shtëpi se duhet të shoj në shkollë.
– Nuk do të shkosh bir, derisa të këndellesh pak – I tha Dritoni.
– Prindërit brengosen për vonesën time, me keqardhje duhet të shkoj duke ju falënderuar ju për mirësinë e për ndihmën që ma dhatë.
– Po përse vjen ti në këtë kohë acari dhe a nuk ka dikush tjetër? – e pyeti Petriti, i biri i Artës dhe I Dritonit.
Burimi filloi rrëfimin e historiisë në familje të tij. E dëgjonin gojëhapur rrëfimin e tij burrëror dhe njëkohësisht ndjenë dhembje për fatin e tij.
Kah muzgu, ata i dhanë rroba, gjëra ushqimore dhe para.Burimi nuk donte në asnjë mënyrë t’i pranonte, por ata nuk e përfillën. U nisën me makinë për në fshatin e tij dhe trokitën në derë të Tahirit. Doli Qamilja dhe kur e pa të birin në atë gjendje, ia moir mendja se ata e kishin ndihmuar. I ftoi që të hynin Brenda duke i falënderuar për të gjitha se tashmë kishin ushqim deri në pranverë. Këtë të mirë ua bëri Dritoni. Burimi tash kishte veshmbathje dhe drutë ua premtoi Dritoni, kështu që iu lehtësuan mjaft punët.Shkonte vetëm në shkollë dhe filloi të këndellej edhe mirë.Shokët e shoqet e klasës ia dinin gjendjen dhe sjellja e tij ua impononte që ta donin. Ishte nxënës i dalluar në mësime, përkundër gjendjes që e kishte në familje, Ai ndjente dhembje për meshkuj.Nuk kishin dale sa vjet askund. Të mbyllur në shtëpi. Në vete bluante plane dhe asnjëherë nuk fliste për këto me familjen.
Erdhi edhe pranvera. Dritoni me Artën erdhën edhe dy here që t’u sillnin gjëra ushqimore dhe shumëçka që u duhej për në shtëpi. Hynte Brenda sa për një kafe dhe asnjëhere nuk i hynte bisedës rreth problemit të tyre familjar. Sa human që ishte! Thonë se në fatkeqësi është edhe fati.Ra Burimi dhe shttëpia u mbush me të mira material nga një familje bujare.
Burimit i vinte keq që kushërinjtë t’ia punonin tokën. Femrat ishin të lodhura me vite të tëra.U zgjua një mëngjes dhe ia mësyu shtëpisë së Cakajve. Trokiti në derë dhe kur e pa nnjëri nga djemtë e tyre, e grushtoi.
– Nuk është trimëri të më grushtosh në shtëpinë tënde. Mund të ta kthej, por nuk dua.
U mblodhën edhe burrat e tjerë të familjes dhe e futën brenda. E shtruan mëngjesin dhe e ftuan duke u habitur me guximin e një të mituri që ia kishte mësyer shtëpisë së tyre.
– Nuk dua bukë, dua të më vrisni, më mirë. Unë edhe ashtu jam i vrarë. Përse nuk bëheni burra dhe nuk pajtoheni me familjen time? A nuk keni mëshirë që më shihni sa vite duke punuar vetë? A nuk keni ndjenja? As meshkujt e familjes sime nuk i bëj të mire, janë fajtorë, por a kështu e kërkon shqiptaria? Hakmarrja është nga turqit. Ata që janë vrarë nuk kthehen më. Hë, më vrisni, më keni në shtëpi. Çfarë prisni? Më mire I vdekur se që I shoh meshkujt e familjes sime në atë gjendje. Shqiptari nuk e grushton askë kur i shkon në shtëpi.Ju ma bête këtë. Unë fala se jam paqësorë. Përse nuk jeni edhe ju? Falja është hyjnore. Ma vratë edhe fëmijërinë time. U bëra krah i një familjeje të mbyllur prapa frengjive të kullës. Më vrisni dhe ma dërgoni kufomën te shtëpia ime. Më varrosin dhe sërish hakmarrje. Pse nuk flisni? Jam ende fëmijë dhe nuk di të flas fjalë odash, por fola fjalë shpirti,
I zoti i shtëpisë, kryeplaku i shikoi të gjithë meshkujt. Ishin kokëuluur dhe me sy të përvajshëm:
– Çuni i vogël na turpëroi të gjithëve. Na la pa fjalë. Të gjithë jeni në vaj. Unë që nga ky moment ua fal gjakun dhe të shkojmë menjëherë në shtëpi të Tahir Lamës.
E përfillën fjalën e kryeplakut dhe u nisën. U priu Burimi.Trokitën në derë dhe Burimi foli:
– O baba Tahir, të solla mysafirë të mirë e faqebardhë në konakun tend. Na e hap derën.
Tahiri e hapi derën dhe nuk priste asnjë të mire, përveçse plumbit në ndonjë mashkull.
– Falë të qoftë gjaku e i qofshim falë këtij çuni. Ky foli fjalë urtake që nuk kam dëgjuar qëmoti fjalë të tilla. Ky na përkujtoi se jemi shqiptarë – foli dhe ia shtriu dorën Tahirit dhe të tjerëve. Aty pati edhe lot gëzimi. U shtrua buka dhe u ulën në sofër të përbashkët. Nuk munguan as telat e çiftelisë.Jehoi edhe kënga shqiptare.
Të nesërmen dolën të punojnë në ara.Fytyrat e tyre ishin të ngazëllyera. Këtë e bëri një vogëlush dhe I tha baba Tahirit:
– Të kam thënë se vjen pranvera dhe sjell ditë më të mira?
Tahirit menjëherë iu kujtuan fjalët e të birit që ia kisht thënë në atë dimër të acartë.
Fjala mori dhenë për pajtimin e dy familjeve e këtë e kuptoi edhe Dritoni. Erdhi sërish me plot të mira familjare që t’i ndihmojë kësja familjeje që të rimëkëmbet.
– Xhaxhi Driton, do të ketë ende pranvera dhe do t’I kthej këto të mira që na i bête familja juaj.
Dritoni e përqafoi dhe e befasoi me dhuratën. I kishte sjellë në biçikletë që të shëtiste dhe të shkonte me të në shkollë e jot ë bartte qumësht për të shitur.
U gjallërua familja se mirësia, puna, durimi dhe mençuria e Burimit, e rimëkëmbën familjen.
/qendrapress.com/