Triptik harqesh të shkrimtarit Çerkin Bytyçi

0

Tani më Prizreni,  është bërë i njohur  me shkrimtarin e  160 veprave  të të  gjitha zhanreve  Gëzim Ajgeraj, i pavdekshëm mbeti shkrimtari për fëmijë  Abdullah Thaçi, kurse emër që  guximshëm por  hapëron në disa zhanre të letërsisë  e po shkëlqen në  ate  të letërsisë për fëmijë është Çerkin Bytyçi,autor i librave’’ Bota e numrave’’,pastaj’’Macja me celular ‘’  dhe poema për fëmijë’’Një shëtitje në Prizren’’.Jo rastësisht  nisa me numra sepse  vepra e shkrimtarit ‘’Bota e numrave’’ më nxiti të them tri harqet e e Prizrenit dhe tri harqet e Çekin Bytyçit.  Vepra që kanë një edukim estetik,të  realizuar në mënyra të ndryshme,kurse në këtë kontekst,flasim për edukimin estetik  i cili realizohet përmes poezive  specifike mësimore me anë të figurave dhe  fotografive ,e veçanërisht përmes letërsisë,e cila është objektivë e këtij shkrimtari .Duke lexuar këto vepra  ndjenja për ta vërejtur,e për ta përjetuar të bukurën në art, në natyrë e në jetë përgjithësisht si, edukim estetik edhe të numrave edhe të vendlindjes ,së bashku me fushat e tjera edukative , intelektuale e morale,që përbën një tërësi unike të letërsisë së Çerkin Bytyçit, që ka për qëllim,formimin e gjithanshëm të njeriut të ri, nxënësit. Edukimin final që ,përshkon tërësinë e personalitetit të fëmijëve  dhe reflekton në të gjitha performancat e tij artistike .Ai ndikon në raportin e tij me librat që tashmë i ka bërë jo më pak se 24   dhe  kjo  natyrisht që shpreh  guximin dijen dhe  dashurinë  për  librin artistiken, por edhe në raportin e tij me njerëz dhe me mënyrën e përgjithshme të jetesës së tij. Prej humanisti e artdashësi Bytyçi, tani më  ka bërë emër të nderuar në  rrethin e  artit të shkruar  dhe  kjo Prizrenit i jep  edhe një  margaritar Pra,poezia e tij , përveç ndikimit në zhvillimin emocional,ushtron ndikim edhe në zhvillimin intelektual të njeriut e në këtë kontekst të fëmijëve , duke ndikuar në thellimin e njohjes së realitetit, në begatimin e përjetimeve,kështu që ndikon në plotësimin e personalitetit të tij. Çerkini tashmë është bërë kaq  i dashur për fëmije ,sepse ka  hyrë në botën e madhe të numrave  të  fëmijëve, pastaj i argëton at me macen e celular e ajo që  bënë madhështor  është udhëtimi i tij  me fotografin në  qytetin e  Besëlidhjes , Kjo është një nismë që na detyron  që më vonë të shkruajmë  edhe më shumë për këtë  shkrimtar të nderuar të  letërsisë  /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *