Tronditet Elbasani: Vritet politikani i njohur
Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit. Burime bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili ka qenë dhe drejtues i LSI-së për Elbasanin. Së fundi Xhuvani kishte kaluar me PS-në dhe u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike, pas takimeve në të njëjtin orar të Ramës dhe Bashës.