TROPOJẼS E MAGJISẼ SĒ SAJ- Shkruan:-Bukurie BUÇPAPAJ

Tropoja vendlindja ime, vendi më prrallor, alpin me njerëz fisnik, bujar, trima e të besës, me doke, tradita, kulturë tradicionale krejtësisht të veçantë e që e dallon nga krahinat e tjera. Zoti e bekoi atë me zana e kreshnik, me trima, luftëtarë të pashoq, kur kombi ynë ka qenë në rrezik. Me kulla prej guri, qëndresë e rezistente . Mbi këto bajraqe peshon historia, sa vetë lashtësia e atyre bjeshkëve. Me lumin Valbona aq kristal sa mund t’i numërosh dhe guralecët e vegjël. Rrjedhja e saj ngjan aq e virgjër, aq e kulluar si çikat e atyre anëve. Ushtima e këtij lumi ngjan me kushtrimin e Mujit e të Halilit. Ka shumē çka flitet për këtë magji hyjnore, dhuratë nga Zoti. Sot dua të qëndis në këtë ese, veshjen tonë të bukur, pregatitur nga duart e arta tē bijës malsore tropojane. Teksa e kundron me kershëri, të duket se je në livadhet bjeshkëtare me shumëllojshmëri ngjyrash kolorite që të duket sikur dehesh nga aroma e tyre.
Mijëra vjet me fanatizëm është ruajtur kjo veshje e veçantë nga nënat, motrat tropojane. Çdo rruazë qëndisur me përkushtim stoik, të duket se krejt yjet e qiellit i kanẽ zbritur mbi atë veshje. Shamia e kuqe spirtualitet që po ta vëresh me kujdes, flet qartẽ simbolikẽn e dashurisẽ . Vërtet kam me çka krenohem, me ty Tropoja ime. Ka aq resurse, histori, art, material nẽ çdo lami e do me duhet faqet e nji romani. Veç një gjë e them me bindje të plotë, ky vend është ajka e traditave që akoma ruhen. E me këtë dukuri takohesh
sapo këmba të shkel nẽ atë trevë. Ajri i pastër tẽ ripërtërinë deri në deje, dashuria e kẽtyre malësorve ngjan me diellin që të ngroh zemrẽn . Nëpër shumë sakrificash e harruar nga kasta politike, madje kjo kastë e shkatërroi atë. I mori gjithë ata djem, bimëzemrat e malsisë. Veçse dëshmoi qëndrese, si ato male që përqafohen nga qiej blu, si shpirti i atyre malësorëve. E unë bija e saj, krenohem, burrërohem, madje rritem si ato lulet e rudinave, teksa i qëndisë këto fjalëzemre siç qëndisja dikur pajën e nusërisë.
Tash në këtë momente si zog bjeshke, kam fluturuar mbi ato vise drithëron shpirti vargje e nga lumturia këndoj kangë duke kujtue të madhen Fatime Sokoli. E sa herë e sa herë ëndërroja që ty moj malsi e mirë të të bëj krenare si shumë bijtë të tu, që janë aq shumë. Mbase u tragova paksa egoiste që vargëtova për atë trevë nga kam ardhur. Më ndieni o miq , dashuria gërmëtoi para dorës time. E gjithë trojet tona janë perla, ndaj hasmi s’na do e lufton natë e ditë ti ketë.
Siç kam thënë:
Shqipëria ngjan me femrën e bukur, plot vlera që gjithkush do donte ta ketë. Rrnoftë Shqipëria e bijtë e saj kudo që janë.
Bukurie Buçpapaj
Dardani-
Nẽ njẽ ditē tē nxehte korriku data e kētij dorěshkrimi.