Trupat e dy kosovarëve që vdiqën në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë
Dy të rinj nga Kosova, vdiqën javën e kaluar në një aksident në Hungari.
https://zeri.info/ads/inarticle.html Viktimat e këtij aksidenti janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.
Detaje nga aksidenti tragjik në Hungari ku vdiqën dy të rinj kosovarë
Ditë më parë familjarët e tyre njoftuan se si pasojë e procedurave të shtetit hungarez, ishte e pamundur tërheqja e trupave për ceremonitë mortore.
Shkaku i procedurave, familjarët nuk po mund t’i marrin trupat e dy të rinjve kosovarë që vdiqën në Hungari
Lidhur me këtë janë angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
https://zeri.info/inarticle.html Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla-Schwarz, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se sot bëhet kthimi i trupave të tyre në Kosovë.
“Sot me datë 10.01.2024, familjarët kanë tërhequr trupat e familjarëve të tyre dhe sot bëhet kthimi i tyre në Kosovë. Po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet hungareze që sa më shpejt të kryhen procedurat dhe dje, me datë 09.01.2024 është bërë obduksioni”, tha Sahiti.
Aitheksoi se MPJD-ja iu ka ndihmuar po ashtu familjarëve të viktimave ta bëjnë kompletimin e dokumentacionit, dhe trupat të transportohen për në vendlindje.
“Pas aksidentit autoritetet hungareze kanë kryer procedurat zyrtare që duhet ndjekur duke përfshirë raportin e aksidentit rrugor dhe atë të mjekësisë ligjore, procedurat e obduksionit (autopsisë) dhe të identifikimit”, tha ai.
Sahiti theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka qenë në vazhdimësi në koordinim me autoritetet hungareze dhe njëkohësisht edhe me familjarët e viktimave.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e më të dashurve të tyre”, theksoi Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla -Schwarz.Varrimi bëhet sot me 11 janar 2024. /klankosova.