Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ka më shumë se dy vjet që po mbahen në paraburgim në Hagë, ka zbuluar edhe një lojë të pisët të Prokurorisë Speciale.Trupi gjykues në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-krye parlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, gjykim që pritet të nis më 1 mars të këtij viti, ka konstatuar se Prokuroria ka dështuar që t’i shpalosë dëshmitë shfajësuese më kohë.“Trupi gjykues është i mendimit se, më shumë se dy vjet pas arrestimit të të akuzuarve dhe nisjes së gjykimit pas më pak se 40 ditë, konteksti i procedurës nuk e arsyeton më zbulimin e vonuar të provave shfajësuese për Mbrojtjen. Paneli gjithashtu rithekson se detyrimi i prokurorisë për t’ia zbuluar këtë lloj informacioni mbrojtjes është po aq i rëndësishëm sa edhe detyrimi për të ndjekur penalisht.”, ka konstatuar paneli i trupi gjykues.Po ashtu, ky panel ka konstatuar se Prokuroria nuk i ka arsyetuar në mënyrë adekuate vonesat në shpalosjen e materialit në fjalë.“Në veçanti, fakti që detyrimi për dhënien e informacioneve shfajësuese bazuar në Rregullën 103 është i vazhdueshëm ose “i përsëritur” nuk mund t’i justifikojë ato vonesa. Rregulla 103 kërkon që një material i tillë të shpaloset “menjëherë”, që do të thotë posa ai të jetë në posedim të prokurorisë dhe pa vonesë të panevojshme.”, ka konstatuar paneli gjykues, shkruan Demokracia.com.Prokuroria është urdhëruar t’i trajtojë detyrimet e saj për shpalosjen e materialeve si prioritet që kërkon kohë dhe resurse në përpjesëtim me rëndësinë e saj. “SPO-ja urdhërohet të zbatojë një përkufizim të gjerë të detyrimeve të saj për shpalosjen e materialeve shfajësuese, sipas Rregullës 103, siç përshkruhet më lart në pikën 29.”, thuhet tutje.Gjithashtu, sipas tyre, çdo kërkesë e mbrojtjes për të shtyrë dëshminë e dëshmitarëve të prokurorisë, materiali dëshmues i të cilëve u shpalos ose do të shpaloset me vonesë, do të merret parasysh nga paneli në rastet kur shpalosja e vonuar e materialit përkatës ka ndikuar dukshëm në mundësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur në mënyrë efektive.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.