Trusti ka një lajm të mirë për të gjithë kontributdhënësit

0

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se deri tash për tërheqje të 10 përqindëshit kanë aplikuar rreth 395 mijë kontributdhënës, me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro.


Trusti ka dhënë edhe një lajm tjetër për kontributdhënësit.

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se këtë fundviti kemi edhe një lajm shumë të mirë për të gjithë kontributdhënësit e Trustit. Kthimi bruto nga investimet për vitin 2020 do të jetë rreth 72 milionë euro. I vështirë të mendohej ky rezultat kur kishim gati 11 muaj pandemi, që rënduan së tepërmi mbi gjendjen ekonomiko-financiare të gjithë globit, e kur prioritet ishte jeta e njerëzve dhe jo ekonomia”, thuhet në njoftimin e TRUST’it./Express

Njoftimi i plotë i TRUST’it:

Të nderuar kontribuues,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se këtë fundviti kemi edhe një lajm shumë të mirë për të gjithë kontributdhënësit e Trustit. Kthimi bruto nga investimet për vitin 2020 do të jetë rreth 72 milionë euro. I vështirë të mendohej ky rezultat kur kishim gati 11 muaj pandemi, që rënduan së tepërmi mbi gjendjen ekonomiko-financiare të gjithë globit, e kur prioritet ishte jeta e njerëzve dhe jo ekonomia.

Bashkë me këtë kthim pozitiv, Trusti kështu arrin në 555 milionë euro kthim bruto nga investimet prej themelimit. Pra në 19 vjet operim, Trusti ka arritur që nga rreth 2 miliardë euro mjete nën menaxhim, më shumë se gjysmë miliardi ta ketë vlerë të shtuar përmes investimeve.

Njëkohësisht, bëjmë të ditur se procesi i aplikimit për tërheqjen e 10%-shit ka vazhduar normalisht. Në total, prej 11 deri më 29 dhjetor kanë aplikuar me sukses 394,978 kontributdhënës me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro. Nga kjo vlerë që kontribuuesit e tërheqin përmes 10%-shit, 138 milionë euro janë kontribute që i kanë paguar vetë dhe 46 milionë euro janë fitime nga investimet e mjeteve.

Me këtë rast, gëzuar festat e fundvitit të gjithë kontribuuesve dhe qoftë 2021-shi një vit i mbarë dhe i begat për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *