Trusti të enjten sërish në Kuvend, sa vota nevojiten që Projektligji të kalojë?

                       Gjatë ditës së enjte, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin. Derisa partitë opozitarë janë shprehur optimistë se këtë javë do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet VetëvendosjeKështu ka deklaruar dje Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo.

Sa vota nevojiten që Projektligji të kalojë?

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë gjatë ditës së djeshme se pritshmëritë e tij janë që Projektligji për Trustin të kalojë të enjten në Kuvend në lexim të parë.

Ai këtë e lidhë me situatën e rëndë ekonomike në të cilën sipas tij po kalojnë kosovarët.

Ai tha se kalimin e nismës, nevojiten shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE