Tubim përkujtimor me rastin e 55- Vjetorit të demonstratave të para organizuar në Prizren.
Protesta dhe demonstrata rinore masive dhe të fuqishme ndër shqiptarë vihen re që në vitin 1968, në Kosovë. Lëvizja studentore në Kosovë kishte karakter kombëtar dhe liberator, karakter të rezistencës kundër një pushtuesi historik, kundër diskriminimit etnik dhe gjuhësor. Demonstratat të cilat ishin nisur nga grupime të organizuara studentore në Kosovë, shpërthyen në muajin tetor deri në dhjetor të vitit 1968. Pas Luftës së Dytë Botërore, demonstrata e parë do të organizohej me 6 tetor 1968 në Prizren. Organizatorët dhe burimi i kësaj demonstrate ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në këtë qytet. Megjithatë, studentët do të mbështeteshin në demonstratë nga pedagogët, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë. Në demonstratën e parë merrnin pjesë rreth 3000 vetë dhe parullat kryesore ishin: “Rroftë flamuri kuq e zi!”, “Rroftë populli shqiptar!”, “Duam Universitet!”, “Duam barazi!” dhe “Kosova Republikë. Sot me rastin e 55 vjetorin e kësaj demonstrate në kompleksin Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është organizuar një tubim përkujtimor, ku me këtë rast organizatori Nuhi Dakaj tha se jemi sot këtu për të shënuar këtë datë të rëndësishme. Shefik Sadiku , me këtë rast ka rikujtuar organizimet e kësaj demonstrate tash e 55 vite më parë, kur zëri i studentëve të Prizrenit si Meriman Braha e të tjerë ishte për lirinë e Kosovës.
Derisa edhe Prof Isa Morina evokoi lavdinë e këtyre demonstratave .
Ish komandat i UÇK-së dhe veprimtari Ruzhdi Saramati tha se ajo demonstratë ishte një rrugëtim e do të jetë deri në bashkimin tonë kombëtar. Kjo datë e 55 vetorit të demonstratave të studentëve në Prizren sot, u përkujtua me pietet. E ku ishin edhe shumë deputet të Parlamentit të Kosovës si Gani Krasniqi , Hidajet Hyseni dhe ish komandantë Ruzhdi Saramati, Alush Shala e të tjerë e veteranë të UÇK-së dhe veprimtar e atdhetarë të tjerë.