Turneu në futboll të madh me moton “Kujtojmë lavdinë, ndërtojmë të ardhmen.”

                       Në vigjiljen e  144- Vjetorit të LSHP-së ,Ditën e Çlirimit të  Prizrenit dhe  rënies  heroike të  Dëshmorit Përparim Thaçi, sot, dhe nesër  organizohet turniri në futboll ku me këtë rast  garojnë  katër ekipe , Ekipi i Kuvendit Komunal. Ekipi i Veteranëve të UÇK-së dhe  FSK-së, Ekipi i Policisë së Kosovës  dhe  ekipi i Klubit ‘’Liria’’, Fillimin e këtij  turniri zyrtarisht e përuruan kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, e ku ishin të pranishëm edhe drejtori i i Rinisë  Kulturës dhe Sportit Adem Morina.   Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport .Sot, në stadiumin ‘’Përparim Thaçi’’, për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ditës së Çlirimit të Qytetit dhe rënies së dëshmorit, Përparim Thaçi, ka filluar turneu në futboll të madh me moton “Kujtojmë lavdinë, ndërtojmë të ardhmen.”

Në hapje të turneut ishte edhe Kryetari i Komunës, z. Shaqir Totaj i cili mbajti një fjalë rasti, duke uruar që ky turne dy ditor të jetë mbi të gjitha fair play dhe me lojëra të bukura dhe atraktive.

Ekipet pjesëmarrëse:

Kuvendi Komunal

Veteranët e UÇK-së / FSK-së

Veteranët e Policisë

Vereranët e KF Liria

Njofton Adem Morina ,drejtor i DKRS./qendrapress.com/