“Turp dhe mjerim”, Çitaku i reagon Sveçlës rreth deklaratës për protestën e veteranëve
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Çitaku e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë të ministrit.
“Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla. Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=15062717&v=2.1&guid=c62f527fb61c48dabededbbae70f4eea46c5b361f56544a1b992f07435e22c1f