Turqia largohet nga Konventa e Stambollit – përleshje mes policisë dhe grave protestuese
Turqia u tërhoq nga Konventa e Stambollit pas një dekreti të nënshkruar nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan.Konventa e Stambollit, e negociuar në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe e nënshkruar më 2011, obligoi vendet që të parandalojnë dhe ndjekin penalisht dhunën në familje si dhe të promovojnë barazinë.Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës grave që ishin mbledhur në Izmir për të protestuar ndaj vendimit të tërheqjes nga Konventa e Stambollit.Një grup grash, anëtare të Konventës së Stambollit “Lets Live”, u mblodhën rreth orës 18.30 përpara Qendrës Kulturore Turkan Saylan në Alsancak për të protestuar ndaj vendimit të Turqisë për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit.Ekipet e policisë nuk e lejuan grupin që donte të marshonte. Kur grupi këmbënguli të marshonte, policia ndërhyri me gaz lotsjellës. Asnjë arrestim nuk u bë në lidhje me incidentin.