Tyrbja e Krushës së vogël tyrbja më e besuar në Përdrini -Besohet për shumë mbarësi dhe shërim të dhjetëra sëmundjeve
Tyrbja e Krushës së Vogël është tyrbja më e besueshme në gjithë Përdrininë, Atje ende njerëzit të thuash se çdo ditë bëjnë nezre të ndryshme duke besuar shumë se kjo tyrbe sjellë mbarësi, shëron dhjetëra sëmundje. Kurse ende të thuash se betiim shumë i besuar është për të dëshmuar një të vërtetë “Pasha babën Hasan” Përgjegjësi i kësaj treve Agron Shehu,tregon se kjo tyrbe ishte në mbikqyerjen e familjes sonë tani e 300 vjet. Po këtu besimi i njerëzve është për fëmijë,për mbarësi në familje dhe për rehatim shpirtëror .Thuhet se këtu pushon Dervish Hasani,njeri i mirë i kohës së tij” rrëfen Agroni. Kurse ata që kësaj tyre i besojmë pos banorëve të Përdrinisë janë vete gjakovarët të cilët ende nga Gjakova vijnë e sjellin nezëra të ndryshme dhe kanë besimin më të madh.. Aty hyhet me këmbën e djathtë, sillesh tre herë rreth vendit duke u lutur për atë çka ke më shumë nevojë. Ka raste që njerëzit flasin me zë të lartë. Më pas ndizet një qiri dhe hidhen para apo dhuratë e sjellë sipas mundësisë. Këto të fundit kanë histori më vete .Mirëpo,duke ditur se në Përdrini në formë të veçantë festohet Dita e Shëngjergjit, në këtë tyrbe me 5 maj bëhet një vizitë tepër e madhe e mijëra familjeve,ku ata të veshur mirë dhe me gjithë begatitë e shtëpive të tyre shkojnë dhe e bëjnë një ditë atje.Ka familje që zien ndonjë qengj, zien hallva,pastaj tash sipas formës së re dhe shtrojnë pije të shumta deri në alkoolike dhe bëjnë një ditë madhështore, Por,para së gjithash ata hyjnë në këtë tyrbe kryejnë lutjet e tyre, që kryesisht lidhen më ndonjë lindje të fëmijëve, pastaj për mbarësi në familje dhe deri tek besimi se vizita e kthem të heq brengën apo stresin. Banorët besojnë masivisht, sidomos tek kjo tyrbe, edhe pse në lokalitetin e Përdrinisë p,sh.në fshatrat; Arbanë,Atmaxhë, Landovicë,Piranë, Zojz, Medvec, Qëndresë, Mamushë, Nëpërbisht, Samadraxhë, Medvec,Leshan,Korishë,Grejkoc,Xërxe, Pataqan e Fortesë, kjo është tyrbja më e besueshme .Por ajo që dallon këtë tyrbe është afkti se këtu besojnë shumë besimtarë të Gjakovës, kjo ndoshta edhe për faktin se është bri magjistrales Prizren -Gjakovë.
Tyrbja mund t’i ketë më shumë se 300 vjet
Tyrbja është një godinë e ngritura rreth një varri, i cili gjendet në qendër të tyre, i rrethuar me dërrasa 80-100 cm dhe mbulohet me copë të bukur mëndafshi apo kadife me ngjyra karakteristike. Te koka, ku ngrihet në një lartësi më të madhe, vendoset “kapuçi i shehut”. Rreth varrit lihen korridore të mjaftueshme që vizitorët të qarkullojnë lirshëm. Për njerëzit e mirë këtyre anëve qarkullojnë histori të ndryshme të veprave që kanë bërë kur ishin gjallë. Besimi thellohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera të cilat qarkullojnë nga një familje në tjetrën .Nuk është fenomen që ka përfshirë vetëm moshat e vjetra, siç mund të mendohet. Kohët e fundit janë shtuar të rinjtë që besojnë në këto vende .Një tyrbe e këtillë është edhe ajo në Krushë të vogël, tyrbe e cila thuhet se ka mbi 300 vite Aty gjendet një lis për të cilën shpjegohet se ka 300 vite, kurse tyrbja thuhet ishte para këtij lisi. Agron Shehu. tregon se kjo tyrbe ishte në mbikqyerjen e familjes sonë tani e 300 vjet. Po këtu besimi i njerëzve është për fëmijë, për mbarësi në familje dhe për rehatim shpirtëror. Thuhet se këtu pushon Dervish Hasani,njeri i mirë i kohës së tij” rrëfen Agroni. Në Krushë e vogël pas të vizitohet kjo tyrbe dhe ku lihet edhe ndonjë shpërblim ka një lutje “Të ruajt tyrbja e Dervish Hasanit ose Tyrbja e Krushës së vogël. “Tyrbja e Dervish Hasanit” janë shprehje që i dëgjon gjithmonë e më shpesh, madje njerëzit besojnë gjithnjë e më shumë Kjo edhe për faktin sepse në fshatrat e rajonit të Hasit tyrbet janë më të shpeshta si në; Gjonaj, Krajk,Planejë,Nashec,dhe me njohura e kësaj ane ajo në Lukinjë. Kurse në Prizren janë të njohuar edhe këtëo tyrbe;Dallgën Babës.,Tezxhir Babës.Xhafer Babës.Murad Babës,Ymer Nabës,Veli Babës,Kalender Babës,Suziut,Gazi Mehmet pashës,Musa Kutub Babës,Sheh Ali Koros,Sheh Sylejman,Sheh Osmanit,Mahmud Efendisë,Rexhep Efendisë,Vashës,Sheh Hysejnit.Mustafë Lallo Kryeziut – Karabash Babës dhe Tyrbja e Lezit. Secila nga këto kanë ngë një histori në vete. Kur e kemi pyetur Agronin se për çka është e dalluar Tyrbja e Krushës së Vogël, ai tha “E gëzuara tyrbe…nuk ka sëmundje që nuk shëron, nuk ka njeriut që i përulet e nuk e ndihmon. Nuk ka lutje që nuk e plotëson….Sado tmerre që kanë ndodhur në Krushë të vogël e veçmas në kët familje Shehu, megjithatë befasisht thuhet se në të vetmen gjë që nuk kanë prekur .ishte kjo tyrbe. Kurse mbajnë mend banorë të këtushëm se para lufte edhe vetë serbët e këtij fshati janë parë shumë shpesh të sjellin ndonjë qiri, pastaj ndonjë dhuratë për tyrben, Ngase thuhet se sidomos gratë serbe të këtij fshati jo vetëm që i kanë besuar por, janë përbe në emër të kësaj tyrbe. E kur dihet se në luftën e fundit serbët kanë djegur e rrënuar qindra, qindra,xhami, tyrbe anekënd Kosovës kjo jep për të kuptuar se besimi në këtë tyrbe ishte mjaft i madh dhe me ndikim te madh edhe tek vetë ata serbë
Se rëndësia e kësaj tyrbe ka vlerë dhe ka besim të madh është faktike sepse sot ne patëm rastin përmes telefonit të bisedojmë me Afrim Berishën 54 vjeçar,tani banorë në Prizren nga një fshati i Përdrinisë na tha “me keni ndërruar që më thirret dhe jam shumë krenar që ka mundësi të flas për formën që ka Tyrbja e Babës Hasan në Krushë të vogël. Un kam punuar mjeshtër dhe deshi fati një ditë jam rrëzuar nga skela, S;kam lënë mjek pa shkuar jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosove .A besoni se megjithatë askush nuk arriti të ma bëjë zgjedhjen e shëndetit tim, kam pasur edhe intervenime kirurgjike . Por unë mbetet keq, mbetet me paterica dhe a besoni dikush ma propozoi të shkojë të Tyrbja Babës Hasan në Krushë të vogël,dhe shkova bëra një nezër. Jo më larg se ata natë jam ndier me lehtë dhe vetëm pas tri ditësh i kam hedhur patericat dhe sot punojë e jetojë i shëndosh. Kjo në fakt pa e pësuar vete e di se vështirë besohet. Por unë që e kam përjetuar këtë fakt mbi të gjitha e di forcën dhe besimi e madh që duhet pasur të Baba Hasan, Nana jem më ka rritur më benë “pasha Babën Hasan “po ne se kemi ditur kaq të rëndësishme këtë forcë, Prandaj kjo besojë se nuk ka formë më të madhe në botë që mund të shëron dhe i shëron të gjithë sëmundjet e botës” tha ai për gazetën , Kurse ai pastaj më ka folur edhe për disa raste që i kishe dëgjuara pasi ishte shëruar vetë që kanë pasur fatin e njëjtë të shërohen në forcën e kësaj tyrbe.’’/qendrapress.com/