U alivanos në një depo, ndërron jetë pasi dërgohet në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar që viktima mashkull në rrethana të panjohur është alivanosur tek një depo dhe si pasojë, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK.Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 10:08. “QKUK 13.04.2022 – 10:08. Raportohet se viktima mashkull në rrethana të pa njohur është alivanos tek një depo dhe si pasojë, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.