U amputohen këmbët dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it që u sulmuan nga serbët në Zveçan
Edhe dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it që ishin sulmuar nga serbët në Zveçan më 29 maj, u janë amputuar këmbët.Kështu bëjnë të ditur mediat hungareze.Sipas hvg.hu, edhe pse janë bërë disa muaj nga incidenti në veri të Kosovës, ende nuk ka informacione të detajuara për rrjedhjen e ngjarjes. “Edhe pse thuhet se as lidershipi i KFOR-it nuk ishte në krye të situatës, gjë që mund të shpjegojë pse ata hezitojnë të flasin për atë që ka ndodhur zyrtarisht, por edhe qeveria hungareze (ushtarake) po hesht, që mund të jetë për arsye të tjera”, raporton hvg.Ndërkaq, misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, kishte konfirmuar se nga eskalimi i gjendjes në veri më datën 29 maj u lënduan 30 ushtarë, ku 19 prej tyre ishin nga kontigjenti hungarez.Ndërkaq, ministria hungareze kishte njoftuar se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi