U.D E KRYETARIT PDK-SË: VOTIMI I RIMËKËMBJES EKONOMIKE VENDIMI MË I RËNDËSISHËM PËR VITIN 2020

0

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është vendimi më i rëndësishëm për vitin 2020.

Përmes një postimi në Facebook ai shtoi se PDK “iu bashkua interesit të popullit”.

“Votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza”.

Ai citoi Kadri Veselin i cili thoshte se “Ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *