U largua nga Kosova, mësuesja nga Suhareka kthehet pas tre muajve
Mes përqafimeve të shumta të nxënësve të saj u prit në shkollë.
Të gëzuar u panë edhe prindërit e të vegjëlve.
Për tre muaj mësuesja Qëndresë Thaqi-Qelaj nuk pati mundësi të kishte takime me ta.
Rrugëtimin e saj për afro 10 vjeçar në shkollën fillore “Dëshmorët e Greikocit” në fshatin Greikoc të Suharekës e ndërpreu në dhjetor.
Kjo pasi mësuesja e ciklit të ulët kishte vendosur që të marr rrugën e mërgimit dhe të fillonte një epokë të re në Gjermani.
Por jetën të cilën e nisi në këtë vend evropian nuk ishte ashtu siç e priti.
Prandaj edhe vendosi të kthehej.
“Parja nuk është gjithçka, është shumëçka por jo gjithçka ,thjesht më ka pengu kur u fol ajo gjuhë për mu ka qenë demotivim, thjeshtë nuk gjetsha një arsye u kon tmerr .Dikujt i doket kot, por njerëzit që e kanë provuar edhe janë kthye besoj me kuptojnë”, thotë ajo.
Ani pse për tre muaj ishte larg fizikisht, kontaktet me nxënësit nuk i ndërpreu asnjëherë.
“Jam rrit me njerëz që kanë punuar në arsim dhe gjithnjë e kam dashtë se punë ndoshta si fëmijë i kam bo ato lojna si mësuese dhe normal kur kam shku atje kontaktin me nxënës nuk e kam ndërpre, me kanë thirre madje iu kam thënë edhe prindërve që të mos me thërrasin se u mërzitsha më shumë”, tregon ajo.
https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/embed/#?secret=R0h7YoxBaN#?secret=wDuOCMTZVu E dita kur vendosi të rikthehej ishte një nga ditë më të lumtura të saj.
“Krejt familja jem jetojnë atje edhe kam shku kam jetuar atje, e kam edhe me ata nuk po më rrihet nuk po me pëlqen. Për mu si vendim ka qenë shumë i lehtë për më shku ka qenë më i vështire dhe me tha po, dhe beso ka qenë njëra nga ditët më të mira që kam mujt me kalu apo mundem me kalu ndonjë herë”, shprehet Thaqi-Qelaj
Të lumtur me vendimin e mësueses janë edhe menaxhmenti i shkollës.
“Nxënësit e kanë pritur shumë mirë, është një lajm pozitiv e shpresojmë që edhe punëtorët tjerë të rikthehen, nxënës fëmijë prind, që marrin vendime të ngutua duhet të mendojnë mirë para se të lëshojnë ketë vend”, thotw drejtori i kësaj shkolle Bestar Beqiraj.
Mësuesja është e gatshme që të ia fillojë përsëri mësimit, por për këtë nga Komuna e Suharekës thonë se do të shikohen format ligjore.
“Kam disponim me rikthy por do të shikojmë format ligjore që na lejojnë për rikthim në shkollë”, shprehet drejtori i DKA-së, Remzi Bjaselmani.
Nga Komuna e Suharekës që nga 1 janari e deri me tani janë larguar 63 nxënës e dy mësimdhënës, ku 7 prej këtyre nxënësve janë rikthyer në Kosovë.