U mbajt debati Programi tre vjeçar për banim 2023/2025
Sot në mjediset e sallës së asamblesë komunale të Prizrenit nga Drejtoria për Punë e Mirëqenie Sociale, u mbajt debati me qytetar lidhur me projektin- Programi tre vjeçar për banim 2023 /2025. Ku fillimisht or këtë program dhe lidhur me të drejtat e banimit të pranishmit i njoftoi drejtori Edmond Hoxha, Ai tha se banimi është e drejta elementare dhe fondamentale e një shoqërie. Kurse për projektin në fjalë sqarime të mirëfillta dhe sipas rregullave obligative dhe nevojave të banimit njoftoi drejtoresha për punë sociale Kumrije Krasniqi, ajo me këtë rast ka potencuar për të gjithë nevojat dhe natyrisht të drejta se kush duhet dhe kush mundet të jetë përfitues nga ky program.
Derisa me këtë rast zonja Fatime Shkreta dhe Melije Mehmeti kanë paraqitur problemet e veta duke njoftuar për gjendjen e tyre reale si dhe për nevojat që kanë këto si familje, E para edhe si familje e shoqatave të dala nga lufta.
Ne seancën e fundit është votuar edhe rregullorja për pagesat e qerave për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe ato nevojtare /Rtv Besa/