U nda nga jeta veprimtari i çështjes atdhetare Salajdin Gashi nga Arbanasi
Pas një sëmundje të shkurtër sot, u nda nga jeta Selajdin Gashi, në moshën 73 vjeçare nga Arbanasi i Prizrenit .Ai ishte një veprimtar i dalluar në diasporë, duke qene strehë e shumë organizimeve si në Arbanas ish Sërbicë të poshtme , por edhe në Zvicër, Ai ka qene një nga ata burra e atdhetarët që kur nuk ka ditur as të ndalet e as të lodhet duke ndihmuar Kosovën dhe çështjen e Kosovës .Familja Gashi në Arbanas ishte një derë e hapur që nga ilegalja e deri në pavarësi, Vëllezërit Gashi të kësaj familje ishin atdhetarë që qindra djem të Kosovës i kanë shpëtuar nga ndjekja e Serbisë duke u bërë strehë e duke i ndihmuar ata . Kurse gjatë luftës ishte familje e dëshmuar që nuk kanë kursyer as mundi djersë e as para.
Varrimi i të ndjerit bëhet ne ora 15:00 në fshatin Arbanas (Sërbicë e poshtme)/www.QendraPress.com/