U nga jeta  Shaban Veseli, ish drejtor i komunës dhe veprimtar i dalluar  i çështjes kombëtare

Të enjten pasdite në Prizren kumboi një lajm i trishtë familjarët  ndanë lajmin se u nga  jeta  Shaban Veseli, ish drejtor i komunës dhe veprimtar i dalluar  i çështjes kombëtare

Familjarët shkruajnë’’Shok , miq dhe dashamir

Ju njoftoj që më i dashuri ynë ndërroi jetë me date 29.06.2023.

Varrimi bëhet me datë 30.06.2023 ditë e Premte me drekë në varrezat e qytetit të Prizrenit.’’.Shaban Veseli ishte  inxhinier i Bujqësisë  dhe  veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare  duke qene  një nga  atdhetarët e përbetuar për idealin lirisë. Shabani  herët ishte i kyçur në  celulat të ilegales  për ët  vazhduar pastaj angazhimin  e tij në arsimin shqip si profesor, organizimin e  LDK-së  që  atëbotë ishte një nga  organizimet më të mëdha të  shqiptarëve në  Kosovë , për të kundërshtuar  robërinë e Serbisë., Pastaj ishte i angazhuar edhe  si drejtor i drejtorisë së Bujqësisë  në komunën e Prizrenit. Ishte  edhe në Këshillin për Financim e organizime tjetra kombëtare, Deri në  fund të jetës së tij ai ishte një  atdhetar e patriotë që  Kosovën dhe lirinë e sajë e çmoi  më së shumti, Ai do të rikujtohet gjatë  për fjalët e tija të pakët por  shumë të sakta dhe  të plota  e udhërrëfyese. /www.qendrapress.com/