U ngujuan në një kafe në Zveçan shkaku i shpërthimeve, gazetarët dalin pas rreth 3 orësh bllokim

orësh bllokim

                   Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka njoftuar se gazetarët kanë arritur të largohen nga kafeneja ku ishin ngujuar për 3 orë radhazi shkaku i shpërthimeve. Rexha tha se largimi i gazetarëve është bërë i mundur nga pronari serb i kafenesë, i cili siç njofton ai, është siguruar t’i përcjellë deri te veturat e tyre afër stacionit të Policisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt.”, shkroi Rexha në Facebook“E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë.”