U NIS PËR TË KËRKUAR PUNË NË PRISHTINË, ZHDUKET NJË BURRË NGA FERIZAJ

0

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të mistershëm të zhdukjes së një burri.


Ai ishte nisur për të kërkuar punë në Prishtinë, por nuk është parë më që nga 29 gushti, shkruan Reporteri.

Zhdukjen e ka raportuar në polici  një mik i tij, i cili edhe dëshmoi para policisë se ai ishte nisur për në Prishtinë për të kërkuar punë më datën 29 gusht, por nuk është kthyer më.

Sipas raportit të policisë nuk dihet nëse personi që u raportua i zhdukur kishte familje.

“Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 29.08.2020-14:00. Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *