U përkujtua 24 vjetori i masakrës serbe mbi shqiptarët në Tusuz-Prizren

                    Sot, në lagjen Tusuz tash me emërtimin e ri Lagjja e Trimave si lagje dihet se para dhe gjatë gjithë luftës ka dhënë kontribut shumë të çmuar për çlirimin e Kosovës dhe ishte istikam i pathyeshëm i rezistencës kombëtare dhe baza e organizimit ilegal dhe celulave të para të UÇK-së të udhëhequr nga mësuesi tash Heroi Xhevat Berisha ka theksuar në fillim të këtij përvjetori Hajrim Qengaj.  Në nderim të kësaj maskare sot, ishin Kryetari i Komunës Shaqir Totaj , Xhavit Jashari, Fatmir Shurdhaj deputet të paralementit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe familjarë ku fjalë rasti mbajti Isa Berisha sekretar i OVL dega në Prizren, Ai tha se tashmë rasti i kësaj masakre po hetohet dhe është radha që të gjithë të ftuarit që të flasin realitetin se si ka ndodhur kjo ngjarje dhe të japin emrat edhe te bashkëpunëtorëve të Serbisë.  Derisa kryetari i Kosovës Shaqir Totaj, tha se ju duhet të jeni krenar që për atdhe keni sakrifikuar shumë dhe kjo lagje dihet sa shumë i ka dhenë luftës ne që jemi më të moshuar e rikujtojmë këtë masakër . Ushtria e policia serbe pas çdo humbje që i pësonte në përleshje me forcat e UÇK-së, ashtu siç vepruan kudo në Kosovë edhe në Tusuz e përdorën të njëjtin skenar të krimeve u hakmorën në popullatën civile, që u gjendën nëpër shtëpitë e tyre në lagjen Tusuz të Prizrenit tha kryetari Totaj. Kurse në emër të familjeve martire sot ka folur Islam Thaçi i cili tha; Masakra ndodhi më 26 maj 1999. Në fillim forcat serbe e rrethuan këtë lagje e pastaj i ekzekutuan të gjithë ata që i gjetën nëpër shtëpitë e tyre, pra gra, pleq e plaka e fëmijë. Në mesin e të masakruarve kishte edhe persona me të meta fizike, pra thjesht në këtë masakër, nuk u kursye asgjë shqiptare, e cila mjerisht u arrit edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve, të cilët i ndihmuan armikut edhe në djegien e 250 shtëpive të kësaj lagjeje, kuptohet të selektuara. Të vrarët në masakrën e Tusuzit janë 27 . Pas kësaj u vendosen kurora lulesh dhe u bënë homazhe tek varrezat e martirëve në lagjen e trimave në Prizren