U përkujtua Dëshmori i kombit Sinan Thaçi dhe u shënua dita e shkollës me emrin e këtij dëshmori në fshatin Zojz të Prizrenit.

Sot, u përkujtua kur 26 vjetori I rënies në Koshare i Dëshmorit Sinan Thaçi nga Zojzi, i Prizrenit,, Në Koshare, atje 26 vite me parë u zhvilluan luftime të ashpra në mes të forcave të UÇK-së dhe forcave okupatore serbe, saktësisht tek vendi i quajtur ‘’Rrasa e Zogut’’ ku zhvilloheshin luftime të ashpra ballë për ballë me forcat armike serbe dhe mercenarë rus. Sinani dhe shumë bashkëvendës të Dëshmorit mobilizohen për të marr pjesë në luftë për Lirinë e Kosovës. Fillimisht sistemohet në Kalimash për ti përfunduar ushtrimet dhe përgatitjet për të marr pjesë në betejën që zhvillohej në Koshare. Sinani në Kalimash emërohet komandant togu dhe pasi mbaron përgatitjet për luftë me 14 prill së bashku me togun e tij dërgohet në vijat e frontit në Koshare për ti dal në ndihmë bashkëluftëtarëve të UÇK-së të cilët bënin lutë ballore me forcat ushtarak paramilitare serbe. Me 29 prill të vitit 1999 heroi Sinan Thaçi bie heroikisht në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë në vendin e quajtur Rasa e Zogut. Sot, bashkë me përkujtimin e këtij 26 vjetori u shënua edhe dita e shkollës së këtij fshati që mbanë emrin e këtij dëshmori,
Fillimisht për veprën e këtij dëshmori dhe për shkollën në fshat përshëndeti dhe foli drejtori I kësaj shkolle Hamëz Hyseni, I cili falënderoi gjithë të paanshmit.
Për veprën e dëshmorit ka folur edhe kryetari I fshatit Durak Thaçi, kurse në emër të komunës së Prizrenit ka përshëndetur nënkryetari I Komunës Kujtim Gashi I cili tha se kjo datë, nuk është rënia e këtij dëshmori por ngritja në piedestalin e pavdekësisë.
Kurse edhe drejtoresha e Arsimit në komunën e Prizrenit Luljeta Veselaj Gutaj sot ka përshëndetur të pranishmit dhe është zotuar se nuk do të mungojnë as investimet në shkolla sepse këto shkolla janë e ardhmja e këtij vendi. Në fund në emër të shoqatave të dal nga lufta ka përshëndetur Isa Berisha kryetar I OVL-së në Prizren dhe ai potencoi se ju familje dëshmorësh dihet ët jeni krenar. Sepse gjaku I dëshmorëve dhe lufta e tyre ka sjellë këtë lirin që po e gëzojmë sot tha ai
Në këtë përkujtim dhe ditë shkolle ishin e dhe ish luftëtarë të Dëshmorit si dhe komandanti I Brigadës 125 Nehat Basha bashkë me shumë bashkëluftëtarë të lirisë, drejtor të shkollave të Përdrinisë dhe mysafirë të tjerë.