U përkujtuan dy kolosët e luftës së UÇK-së dhe paqes Rifat e Muharrem Dina
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,sot, u përkujtuan dy kolosët e luftës së UÇK-së dhe paqes Rifat e Muharrem Dina, e ku ishin prezentë edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, dhe ai i Obiliqit Xhafer Gashi, kurse në këtë përkujtim ishin edhe Ali Ahmeti nga BDI, gjeneral Enver Cikaqi,Adem Grabovci, Zafir Berisha,Nait Hasani si dhe shumë bashkëluftarë të këtyre dy heronjve deh personalitete nga jeta publike . Lidhur me jetën dhe veprimtarinë e këtyre dy kolosëve fillimisht ka folur Bahtjar Hoti, Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,derisa e ka përshëndetur të pranishmit ka theksuar se për mua është një privilegj i madh që sot, kemi rastin të përkujtojmë këta dy kolos, Ai pastaj ka folur për faktin se Shqipëria është i vetmi shtet në botë që në të gjitha pjesët e atdheut kufizohet me kombin shqiptar ,prandaj, besojë se historia do të jetë e drejtë në të ardhmen për kombin shqiptar.
Fjalë rasti dhe evokime nga lufta ka rikujtuar edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi duke rikujtuar Xha Jahon dhe angazhimin e palodhur që ne nismë të celulave të para të luftës ata ishin të angazhuar për Adeline bashkimit kombëtar.
Derisa Ali Ahmeti, duke nderuar lavdinë dhe punën e këtyre dy kolosëve ka theksuar se këtë kolos ishin furnizuesuesit e parë të nismës së luftës s UÇK-së ata mblidhnin para, sillnin armë dhe kanë qene kudo atu që ishte fjala për liri, Ata ishin ishin koshere bletë dhe pastaj ka vazhduar. Derisa në emër të shoqatave të dala nga lufta në këtë përkujtim Isa Berisha ,sekretar i OVL-ë dega në Prizren ka rikujtuar veprën dhe angazhimin e këtyre dy heronjve ët Kosovës. Pastaj në emër të familjes ka falënderuar Rilind Dina. Kurse pati edhe vargje të recituara nga Bahjtar Hoti dhe mbesa e këtyre dy heronjve Rinesa.