U përurua parku tek semaforët afër tregut të gjelbër në lagjen ‘’Ortakoll’’
Në përurimin e tretë dhe më të madhin e parqeve që sot, u përuruan tek semaforët afër tregut të gjelbër, në lagjen ‘’Ortakoll’’ morën pjesë,kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar nga nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori i shërbimeve Publike Çelë Lamaj dhe ai i Inspektorateve Islam Ukimeri, si dhe stafi i drejtorisë së shërbimeve publike, bashkërisht sot, kanë përuruar këtë park që është bërë një hapësirë tepet e bukur dhe e këndshme , jo vetëm për banorët e kësaj lagje por edhe për ata që tregtojnë aty në afërsi, Hapësirat e bukura dhe te rregulluara me shije, kanë bërë që edhe banorët tashmë të ndihen të obliguar për tu kujdesur për këtë hapësirat, Kryetari Totaj tha se ky është përurimi i tretë sot që dua të falënderojë edhe drejtorinë e shërbimeve Publike, por edhe faktin se komuna e Prizrenit ka synime që për banorët e komunës të krijojnë sa më shumë hapësira gjelbëruese, sepse këto janë nevojë për një mirëqenie më të mirë. Drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj tha se këto parqe që i përuruam sot, pra të tria bashkë kapin vlerën prej 200 mijë euro, por ky park për shkak të hapësirës më të madhe ka pasur koston më të lartë, Por, siç po shihet këtu tashmë pos hapësirave pushuese ka edhe një dhe vend pushimi më të mirë për secilin prizrenas. Ky park tashmë ka ulëse të mjaftueshme, gjelbërim të mirë dhe po kështu janë rregulluar edhe trotuaret e rreth e përqark këtij parku. /www.QendraPress.com/