U përurua Vendi i përkujtimit madhështor me tri shkronjat e historisë kombëtare UÇK-së
U përurua Vendi i përkujtimit madhështor me tri shkronjat e historisë kombëtare UÇK-së
Sot, në orën 11:00, në Ditën e Çlirimit të Prizrenit, në mënyrë solemne në prezencën e qindra familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e ku ishin prezentë edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, Gjeneralët Kudisi Lame,Komandant’’ Çeliku’’ Fatmir Limaj, Zafir Berisha, kryetari i OVL Selim Krasniqi, Bislim Zogaj e shumë komandant batalionesh e brigadash për të nderuar përurimin si tashmë e kanë emëtuar i “Kalaja së UÇK-së” në ish fshatin Leskovec tani Arbëri në kodrën e ‘’Livunit’’. Vendi i përkujtimit madhështor me tri shkronjat e historisë kombëtare të UÇK-së. Kjo datë përkujton përvjetorin e çlirimit të qytetit apo një çerek shekulli i lirisë, Përurimi i kësaj këtij monumenti madhështor është një shenjë nderimi dhe përkujtimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e saj në luftën për liri bashkë me tri shkronjat e arta të UÇK-së..Në këtë ceremoni me pjesëmarrje të figurave të rëndësishme lokale dhe kombëtare, përfshirë veteranë të UÇK-së, banorë të fshatit, si dhe vizitorë të tjerë që do të nderojnë këtë ditë historike i pari e hapi përurimi kryetari Shaqir Totaj duke theksuar se ky vend tashmë me këto tri shkronja ta arta është një përkujtim e luftë për liri. Në emër të shoqatave të dala nga lufta të pranishmit i ka përshëndetur Isa Berisha sekretar i OVL-së., Kurse për historikun e këtij monumenti madhështor dhe per pjesë nga lufta e lavdishme e UÇK-së ka rikujtuar ish komandoi i kësaj zone Zafir Berisha. Fatmir Limaj, me këtë rast me emocione foli për luftën tha se secili nga ne kemi një kujtim nga fakti se ku na solli liria, Prandaj edhe unë po e përcjellë një evokim ku më zuri lira , më zuri në Pashtrikun legjendar dhe andaj e kujtojmë këtë luftë si gjënë më të çmuar të gjithë historisë tonë. Gjeneral Kudisi Lame foli për strategjinë UÇK- së e mbi të gjitha mbi lavdin që ka UÇK-ja. Në emër të kuvendarëve të pranishmit i përshëndeti Kastriot Krasniqi. Kurse zbulimin e pllakës së këtij monumenti të lirisë e bënë ;kryetari Totaj,Selim Krasniqi, bijtë e komandant Petritit dhe Xhevat Berishës. Pastaj u shfaq një program i pasur artistike me kanë kushtuar betejave të UÇK-së