U prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së, arrestohen tre persona në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Novakë të Prizrenit.
Arrestimi i tyre erdhi për shkak të prezantimit të rrejshëm si pjesëtar të IPK-së.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së”, njofton policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. /