U promovua libri ” Ngjarjet e lavdisë’’ i autorit Qazim Morina
Sot, në praninë e një numri të artdashësve dhe kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj si dhe disa veprimtarëve e kuvendarëve të KK të Prizrenit ne mjediset e librarisë ‘’Altera ‘’ . Libri ” Ngjarjet e lavdisë” , autori Morina ka sjellë copëza na lavdia e ko,btit pra të luftës së lavdishme të UÇK-së,në të cilin janë përfshirë disa nga ngjarjet më të lavdishme gjatë periudhës 10- vjeçare të viteve të 90-99 në komunën e Prizrenit. Profesori, Qazim Morina, në këtë periudhë ishte edhe gazetarë i disa mendiave atëbotë prestigjioze, që me laps e me raportimet e tija ka paraqitur guximshëm ngjarjet e lavdishme të asaj kohe të vështirë,Një pjesë e librit është edhe nga kujtesa personale, ku edhe ai ishte njëri nga ata që vepronte dhe ishte një personaliet që krijonte influencën e dhe vizioni e lirisë përmes raportimeve të tija qofshin ato për ngjarjet e kohës e jo rrallë edhe duke qene edhe vetë në këtë vorbull veprimtarie.
Ai për librin pohon se e kam ndier si obligim profesional dhe moral, që për disa nga këto ngjarje, aq sa mundet të jenë objektive t’i përmbledh në një libër. Në këtë monografi në të cilën kam punuar afro tri vjet, bëhet fjalë për rezistencën, luftën dhe çlirimin, duke paraqitur ngjarjet më të rëndësishme në Prizren, Has,Përdrini, Vërri, në Korishë, e kudo tjetër që kanë ndodhur . E gjithë kjo si shenjë mirënjohje për aktivistët politikë, humanitarë, kulturorë dhe sportiv, si dhe luftëtarët e Lirisë për kontributin e tyre, në periudhën më të vështirë, nëpër të cilën kaloi vendi ynë, Kurse sot gjatë promovimit u tha se ky libër është një libër që në të ardhmen pritet të ketë rëndësi të mashe,sepse është pjesa më e lavdishme e Kosovës, Kurse vetë autori pohon se do të vazhdojë edhe në të ardhmen do të publikojë sa më shumë dëshmi nga ajo lavdi e kombit që nder shekuj është drita më frytdhënëse deri më tani për Kosovën /qendrapress.com/