U promovuan dy libra të rëndësishëm të autorit Metush Skeja nga Kalaja e Dodës

 Të dielën  në ora 13.30 në lokalet e SHKA ‘’AGIMI’’ u bë promovimi i librit ‘Kalaja e Dodes –një zambak i Korabit’’ dhe Shkolla Shqipe – në Kala të Dodës” ta autorit; Metush Skeja nga Kalaja e Dodës.  Në praninë e një numri të madh  të libërdashëve nga; Ulqini, nga Luma e Shqipërisë dhe nga Prizreni e Kosova, fillimisht Kadri Skeja .me një  fjalë rasti  paraqiti një vështrim lidhur me trungun e Fisit, Skej për të cilin sipas disa pasardhësëve të Fisit thuhet se vijnë nga brigjet e Liqenit te Shkodrës, respektivisht nga fshati Skej, të krahinës së Krajës. Po kështu me këtë rast ishte përgatitur edhe një libër tjetër ‘’Rrënjët e fisit Skeja, ku paraqitet trugu i familjes të shpërndarë në hapësirat shqiptare si në ;Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Turqi, Për librin folën shumë  studiues të njohur siq ishte Parim Kosova,Enver Batiu e të tjerë, derisa  autori i librave Metush Skeja dhe organizatori i këtij takim Kadri Skeja u nderuan me mirënjohje të veçanta për kontribut atdhetar. Para të pranishmëve ka kënduar këngë  të moçme  dhe në fom shuam të lartë artistike prof Rami Ymeri, kurse për të pranishmit u dhuruan libra. Kadri Skeja  premtoi se edhe në të ardhmen do të shkruhet e punohet për fisin Skeja./www.qendrapress.com/