U qëllua në pjesën e gjoksit, i vrari në Gjilan është një 22 vjeçar
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri në Komunën e Gjilanit.Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, ndërsa mediat lokale në Gjilan raportojnë se viktima E.R, 22 vjeçar.Mjekët kanë konfirmuar se ai është sjellë në spital pa shenja jete, dhe se ishte i plagosur në pjesën e gjoksit.Në QKUK është duke u trajtuar edhe një person tjetër që u plagos në këtë incident.Gjendja shëndetësore e të plagosurit aktualisht është e rëndë ndërsa ende nuk dihen arsyet e përleshjes.