U raportua i zhdukur, 55-vjeçari gjendet i vdekur në veturën e tij në Ferizaj

0

                      Një person është zhdukur që nga dita e enjte, ndërsa mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete.Majori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, tha se mbrëmë rreth orës 21:00 është paraqitur rasti se është zhdukur një person, ndërsa sot në mëngjes njësiti i Hetimeve Rajonale i ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:00 kanë pranuar një informacion se është gjetur një automjet i braktisur ku në të është parë një person pa shenja jete.“Emergjenca nga QKMF-ja në Ferizaj, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konstatuar vdekjen e personit në fjalë”.“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe sektori i Hetimeve Rajonale me të gjitha njësitet relevante dhe i kanë verifikuar të gjitha rrethanat dhe e kanë konstatuar se bëhet fjalë për të njëjtin person i cili është raportuar mbrëmë si i zhdukur”, është shprehur Hajdini, njofton Klankosova.tv.Ai tha se dyshimet e para janë se është vdekje natyrale, kurse vetura sipas tij nuk ka qenë e aksidentuar por vetëm ka dalë jashtë rrugës dhe në bazë të të dhënave, vetura i përket tanimë të ndjerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *