U shënua 30 Vjetori i aktiviteteve humanitare shëndetësore në komunën e Prizrenit.
Në mjediset e shtëpisë së bardhë në Prizren,sot, me një ceremoni solemne u shënua 30 vjetori i fillimit të funksionimit të ambulancave humanitare “Nënë Tereza” në Komunën e Prizrenit. Në këtë rast ishte edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj bashkë më nënkryetarin Kujtim Gashi,drejtori i shëndetësisë Simir Krasniqi si dhe iniciatori i këtij organizimi Fazli Brahimaj. Ishin ftuar të gjithë ata mjekë e teknikë medicinal si dhe kryesia e këtij Këshilli Shëndetësor që vepronte në kuadër të shoqatës humanitare’’Nëna Tereze’’ që atëbotë ishte një domosdoshmëri e kohës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve ku në të dekadë rrezikohej në çdo pore jete nga regjimi serbë,. Atë here ishte krijuar një Këshill Shëndetësor në përbërje nga koordinator i i përgjithshëm i punës së Këshillit Pjetër Përgjoka, Kurse këshilli përbëhej nga ;Dr Salajdin Jagxhiu, Engjëll Çetta, Salajdin Braha, Safet Dorambari, Azem Mazrreku ,Pal Geci, dr Serjan Avdushi dhe dr. Zijadin Gashi Doktorët e parë atëbotë që u angazhuan në këtë organizim ishin: Dr Frederik Çuperjani, Dr Rexhep Hoxha, dr, Raif Belallari, dr .Menan Gashi, dr Aida Morina, Dr Haxhi Avdyli, dr Feim Mazreku dr Sejdullah Hoxha, dr Jalldëze Gorani, dr Selami Sylejmani,dr Genc Elshani,Dr Sylejman Krasniqi, Dr Fatmir Sylejmani si dhe shumë e shumë mjekë e staf teknik si Fatli Brahimaj, Hyrije Thaçi,Mirdona Zylfiu , Shefajet Berisha e shumë e shumë të tjerë . Në këtë takim fillimisht nënkryetari Kujtim Gashi, tha se sot jemi këtu në kujtim të atyre që kanë bërë shumë për shëndetësinë në kohë të vështirë . Derisa Pjetër Përgjoka me këtë rast duke treguar se si u formuar ku Këshill Shëndetësor dhe cili ishte qëllimi i tij tha se numri i atyre që u angazhuan ishte shumë i madh dhe disa prej tyre nuk janë në mesin e të gjallëve andaj kërkoi një minutë heshtje për ti nderuar ata. Kurse kryetari i komunës Shaqir Totaj më këtë rast tha se një popull që nuk e kujton të kaluarën e tij padyshim se bënë një gabim, Prandaj ne i nderojmë të gjitha ata që kanë dhanë kontribut të çmuar në të angazhim të domosdoshëm dhe besojë se dhe viteve tjera do të rikujtojmë tha kryetari Totaj. Kurse edhe Fazli Brahimaj më këtë rast foli pak për këtë organizim duke thënë se ata do të mbeten në kujtesën e popullit për shërbimin e ofruar. Mete këtë rast simbolikisht edhe u ndanë disa mirënjohje, nga kryetari Shaqir Totaj, Nënkryetari Kujtim Gashi,Pjetër Përgjokaj, drejtori i shëndetësisë Simir Krasniqi dhe iniciatori Fazli Brahimaj, për ata që dhen kontribut të çmuar. Inserte Po sot është bërë edhe zbulimi i disa pllakave përkujtimore në disa objekte/shtëpi që kanë shërbyer si ambulanca në vitet e ’90-ta./www.QendraPress.com/