U shua edhe një veteran i arsimit Prof Remzi Bardhi
Sot, ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Prizren, Prof. Remzi A.Bardhi.Profesor Bardhi ishte profesor që ka përcjellë më shumë 40 breza arsimi duke punuar kohët e fundit në gjimnazin e Prizrenit,Lajmin për vdekjen e ka dhënë familja e tij. Derisa shumë intelektualë të Prizrenit e njohën mirësjelljen bujarin si dhe përkushtimin e profesorit në sferën arsimore, Ai rrjedhë nga familja e njohur Bardhi duke qenë edhe vëlla i piktorit të madh Hamdi Bardhi. Varrimi pritet të bëhet nesër me 6 nëntor në varrezat e Prizrenit, kurse Profesori do të kujtohet nga shumë gjenerata sepse ai ishte më shumë se mësimdhënës, e mbi të gjitha ishte një personalitet i nderuar i Prizrenit./qendrapress.com/