U shua nga jeta, poeti e shkrimtari e qindra veprave letrare Adem Zaplluzha

0

    Familjarët  e shkrimtarit Adem Zaplluzha  bëjnë më dije  përmes  Fb  Dr Mentori  shkruan se ‘’Sapo mora lajmin se nga jeta është ndarë axha im, Adem Zaplluzha, pas një sëmundje të shkurtër! Për familjen tonë ky vit ishte një vit i brishtë, sepse humba hallën, Vahiden, babin dhe tani ty axhë! Sikur e keni lënë që të tre të kaloni në amshim dorë për dore ashtu sikur kur ishit fëmijë lur luanit bashkë….! Zoti të pastë mëshirua me Parajsë, axha im i dashtun! ‘’. Mirëpo  këtë  vdekje të trishtë e bëri publik edhe  poetja  nga  Izmiri Shpresa Zurnaci e  cila  shprehe dhembjen  për  shkrimtarin,

Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.

– Poezite e autorit :

I shtrirë në parkun e vjetër.

Një trung prej mishi.

Poeme per Vace Zelen.

Poetet janë bijte e zerit.

– Botime te autorit:

  1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
  2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
  3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
  4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
  5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
  6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
  7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
  8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
  9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
  10. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
  11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
  12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
  13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
  14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
  15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
  16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
  17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
  18. ”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
  19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
  20. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
  21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
  22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
  23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
  24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
  25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
  26. ”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
  27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
  28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
  29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
  30. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
  31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
  32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
  33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
  34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
  35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
  36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
  37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
  38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
  39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
  40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
  41. ”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
  43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
  45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
  46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
  47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
  48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
  49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  50. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
  52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
  55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
  56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
  57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
  58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
  59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
  62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
  63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
  64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
  65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
  66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
  67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
  68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  69. “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
  70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
  71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
  75. ”Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  76. “Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  77. “Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  78. “Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
  79. “Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
  80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
  81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
  82. “Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
  83. “Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
  84. “Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
  85. “Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *