U vra të mërkurën në Prishtinë, sot varroset 30 vjeçarja Liridonë Murseli
Familja ka njoftuar se sot varroset e ndjera Liridona Murseli, që mbeti e vrarë të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alishiqi” në Prishtinë.Sipas njoftimit, e ndjera do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se datë 29.11.2023 ndër jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.