Udbashë e shërbëtor të Serbisë pse në qeverinë Kurti???!!- Shkruan: Hisen BERISHA, deputetë
Foto e marrë nga Fb.
Tani më është bërë publike edhe në mediat e shkruara dhe vizuale se shumica e qeverisë Kurti për fat të keq kanë një prejardhje nga bashkëpunëtorë të Serbisë dhe ish pushteteve të Jugosllavisë, Kjo padyshim se bie në dilema fatin e Kosovës , kurse emërimi i Radoica Radomiroviq nga Leposaviqi u emërua Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, nga Kryeministri i Kosovës, Albin përmes informacioneve të shumta mësohet se Radomiroviq “ka qenë pjesë e armatës serbo-jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë” por edhe në ato në mbarë ish-Jugosllavinë kur Sllobodan Millosheviqi kishte shtënë në dorë tërë armatën jugosllave (JNA) për të kryer agresion, spastrim etnik e deri edhe në gjenocid, ndaj vendeve përbërëse të ish-Jugosllavisë – ndërmarrje kriminale këto që konkluzionin e gjetën në bombardimin e Serbisë nga (asokohe) 19 shtete të NATO-s. Veç kësaj Radomorivoq, siç mësojmë ne, ka qenë deri kohëve të fundit pjesë e Mbrojtjes Civile, organizatë kjo tashmë e shpallur edhe zyrtarisht si terroriste nga Qeveria e Kosovës. Kjo dhe emrat tjerë që kësaj here po i kursejmë në sjellë para dilemave të mëdha pse kjo qeveri emëron e cakton në detyra shtetërore këtë njerëz???!!!