UHËHEQËSIT E DREJTUESIT E UÇK MIDIS RUFJANIZMIT POLITIK TË DILAVER GOXHAJ – Shkruan:Prof. Rexhep Krasniqi, ish komandant i UÇK-së e tani veteran lufte

0

                        

Në 11 Dhjetor 2020 në faqen e internetit të Radios Kosova e Lirë dhe atë të Agjensisë së Pavarur të Lajmeve Kosova Press Prishtinë, doli letra e hapur e Dilaver Goxhaj, drejuar kryegjyqëtarit të Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë Zotit:Nikolla Giju, letër e cila i postohej të adresuarit nëpërmjet www.arhiva.serbija.gov.rs Interesant!

     Letër shkruesi dhe dy faqet e internetit e mësipërme që botuan letrën, bashkërisht zbuluan veten se e paskan varur setrën në gozhdën e Nastradinit Serb të Beogradit.

     Jam luftëtar i përpjekjeve të ndryshme politike e luftarake për lirinë e Kosovës nga vargojtë e hekurt kolonialë Serb, që nga viti 1978 e deri në çlirimin e Kosovës. Kam dhënë kontributin tim modest sipas kohës e vendit në luftë e paqe, atje ku ka patur nevojë populli im dhe Kosova jonë Shqipëtare. Nisur nga situata e krijuar kundër UÇK-ës, udhëheqësve e drejtuesve të sajë,  e lexova me shumë interes letrën e Dilaver Goxhaj, por si gjithmonë të shkrimeve të tijë, u zhgënjeva totalisht si për çdo shkrim të tijë të botuar deri në këtë kohë. Lidhur me qëndrimet e tijë disfatiste kundër UÇK-ës, udhëheqësve e drejtuesve të sajë, do ta ballafaqoj këtë të vetë quajtur strateg, me ato që sajon në shkrimet, intervistat e tij në mediat e shkruara e ato vizive në Prishtinë e Tiranë.

     Veprimtaria e tij keqëbërse, është plotësisht e dukëshme, por pamja e sajë destabilizuese kundër UÇK-ës udhëheqësve e drejtuesve të sajë, fokusohet në llustrën, kritikat dhe akuzat që u bëhen UÇK-ës, luftëtarve, udhëheqësve e drejtuesve, nëpërmjet ëndërrimit karrierist të tijë si Z/v Shefi i SHP të UÇK-ës.

     Serbia u largua përfundimisht nga Kosova, por ajo nuk heq dorë nga veprimet e sajë, për të destabilizuar Kosovën, shtetin më të ri të Botës përparimtare, që fle ende në gjumin letargjik dhe nuk po zgjohet për të pastruar mëkatet politike e kryera kundër Shqiptarve në shekuj. Presioni politik dhe propaganda mediatike janë rrugët kryesore, me anën e të cilave Serbia po këmbëngul, për të arritur synimet e veta. Për këtë ajo aktivizon pseudo analistë e gazetar të shitur e të blerë në tregun agjenturor, të cilët sulmojnë e akuzojnë UÇK-ës, udhëheqësit, drejtuesit e luftëtarët e sajë, për të njollosur vlerat luftarake të asaj ushtrie çlirimtare, që kurorëzoi me sukses çlirimin përfundimtar të Kosovës, nga vargonjtë e hekurt kolonialist Serbë. Këta shërbëtor të pa ndreqshëm, të ushqyer në fshehtësi me çorbën e prishur të Beogradit, nëpërmjet analizave, shkrimeve e intervistave të tyre, përziejnë qëllimisht idealet e UÇK-ës  me krimin e organizuar shtetëror të Beogradit. Marrëzitë e tyre për njollosjen e kësaj lufte, e bëjnë në dy drejtime të rëndësishme. I pari është ai kundër luftës së UÇK-ës dhe i dyti ai kundër udhëheqësve  e drejtuesve të UÇK-ës. 

    Në këtë veprimtarie armiqësore të Beogradit të tërbuar nacionalist, përfshihet dhe Dilaver Goxhaj, një ish oficer i Ushtrisë Shqiptare i liruar nga kjo ushtri, për thyerje të rënda disiplinore. Pas ndryshimeve politike të vitit 1990 në Shqipëri, Dilaver Goxhaj u shkarkua nga detyra në Akademinë Ushtarake Tiranë dhe u emërua komandant baterie kundër ajrore me gradën Kapiten. Nuk zbatoi urdhërin për të shkuar në detyrën e caktuar dhe për këtë thyerje të rëndë disiplinore e të tjera të përsëritura më parë, me urdhër të posaçëm të MM të asaj kohe u lirua nga USH, duke ju hequr të gjitha atributet e mëparëshme. I gjëndur përballë kësaj situate, u punësua pakë kohë si mësues anglishte në shkollat periferike të Tiranës, ku pasi e panë se nuk e zotëronte atë gjuhë për  mësimëdhënje, e laguan nga detyra e mësimdhënësit. Më vonë e  punësoi si puntor ish kolegu i tijë Gjon Lleshi, i cili e preznton me Sabit Gecin përfaqësues të UÇK-ës në Tiranë. Ky i fundit i propozon për të ardhur në luftën e Kosovës. Është e vërtetë që Dilaver Goxhaj, mori pjesë në luftë për çlirimin e Kosovës, por jo ashtu si gënjen e mashtron ai, kur shkruan se është lidhur me UÇK-ës në shumë vite më parë. Realiteti dokumentues i asaj kohe, tregon dhe vërteton të kundërtën e deklarimeve të tij në intervistat e veta. Ai u lidh me UÇK-ës, në muajin Mars 1999, nëpërmjet Sabit Gecit. Vetë Dilaver Goxhaj si gjithmonë, duke prallisur për patriotizmin e tij, sajon historia të paqëna për idealin kombëtar, që e ka shtyrë për të shkuar në luftë për çlirimin e Kosovës. Në shkrime e intervista paraqet një farë kurikulium, ku midis gënjeshtrave e mashtrimeve, trumbeton se në vitin 1998, “E kërkon SHP i UÇK-ës”  dhe ai shkoi vullnetar. Por dhe ky motiv pretendues i tij bie poshtë, sepse që në takimin e parë  midis përfaqësuesit të UÇK-ës Sabit Gecaj, është mercenari Dilaver Goxhaj në mesin e Muajit Mars 1999 që kushtëzon Sabit Gecin, “Se pa njëmijë Marka në muaj, nuk vij në luftën e Kosovës.” Dhe nuk i kërkoi këto vetëm për vete, por dhe për të birin e tij Dritanin, i cili në atë kohë dhe më pas, jo vetëm që nuk kishte asnjë lidhje me UÇK-ës, por dënimi i tij i mëvonshëm nga shteti Shqiptar, për veprimtari diversive kombëtare në luftën e Kosovës e Preshevës, tregoi se ai ishte lidhur me agjentura të ndryshme, të instaluara në vendin tonë, pas trazirave popullore të vitit 1997 dhe që pas daljes nga burgu, ata e shpërblyen duke i dhënë azil politik. Kur bashkëshortja e Dilaverit zbuloi se nuk kish shkuar në Zvicër si e kish gënjyer Dilaveri, por në luftën e Kosovës, i telefonoi me ulërima Gjon Lleshit në mesin e një nate, se ja kishte dërguar të shoqin, për tu vrarë në luftën e Kosovës.

   Dilaver Goxhaj nuk i mohohet pjesmarrja në luftën e Kosovës, por jo në atë detyrë që e propagandon ai veten si Zv/Shef i Shefit të Shtabit të Përgjitshëm, apo ndihmës e  ndonjëherë dhe si komandant  i UÇK-ës, por si oficer i thjeshtë për shtypin deri në 20 shtator 1999, ditën kur UÇK-ës u transformua në TMK-ës. Kjo vërtetohet nga përbërja e strukturës organizative të UÇK-ës, e cila sipas referencave të ish dy Shefave të SH.P. të UÇK-ës, Bislim Zyrapit deri në 20 Prill 1999 dhe Agim Çekut deri në 20 Shtator 1999, nuk ka patur Zv/Shef Shtabi të SHP të UÇK-ës. Emërimi i tij në detyrën e oficerit për shtypin  në SHP të UÇK-ës gjëndet në arshivën e UÇK-ës dhe në pas luftë në atë të TMK-ës tani FSK-ës me numër regjistri 34 e Nr. prot. 25  me datë arshivimi 22.11.2005. Kjo u ligjërua dhe me vendimin e Komisionit Qëndror për Veteranët e Luftës në Kosovë, ku lista e veteranvëve të SHP të UÇK-ës të përbërë nga 15 dëshmorë dhe 33 veteranë, nuk e përfshinë emrin Dylaver Goxhaj. Mirpo Dilaveri i thekur pas një rol drejtues historike në UÇK-ës, vazhdon me fantazinë karrieriste të tijë sot e kësaj dite, fantazi të cilën e sajoi që në momentin kur u nis për në Kosovë. Këtë ai e thekson në librin autobiografik “Një Kolonel midis Tiranës e Prishtinës”,  ku shkruan “se më zgjodhën gjatë rrugës duke ardhur për në Kosovë, si Zv/Shef të SHP të UÇK-ës”dhe po në atë libër pranon, se ishin po ata që e përzgjodhën të cilët e harruan të mbyllur në garazhin e një Shqiptari të Maqedonisë. Mëndësi të sajuara paradoksale, që kundërshtojnë njëra tjetrën, brënda dhe jashtë fantazive karrjeriste.

   Duke qënë oficer në SH.P të UÇK-ës, karrierizmi i kultivuar në vite brënda shpirtit tij të vogël, e nxiti të tejkalojë kufijtë e etikës morale në SHP të UÇK-ës, ku kreu veprime të rëndomta duke u rrahur me grushta si rrugaç kundër S.V., veprim të cilin nuk e kish të parin, pasi një veprim të tillë e kish kryer më parë dhe në USH. Duke shfrytëzuar pakënaqësitë karrieristë në SHP të UÇK-ës, Dilaver Goxhaj përmes intrigave të ndërthurura në emër të luftës, bëri të pamundurën për të errësuar figurën e ish Shefit të SHP të UÇk-ës Bislim Zyrapi, në mënyrë që ti zinte vendin, dhe kur e pa që ai u zëvëndësua nga Agim Çeku, i përsëriti këto veprime dhe kundër këtij të fundit, por i ngeci sharra në gozhdë.

     Karrierizmi i Dilaver Goxhës si oficer i këtij shtabi, shkon më tej, duke i shkruar letër në emër të SHP të UÇK-ës Komandantit të Aleancës Atlatike Gjeneralit Uesli Klark, pa dijeninë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës. Ai në shkrimet e intervistat e tij, deklaron se është i vetmi oficer që rri pa gjumë me netë të tëra, ndërsa të tjerët flejnë ku të munden, pa e vrarë mëndjen për ndodhitë e asaj lufte. E vërteta vonon por nuk harron. Në një nga këto netë të tilla, Dilaver Goxhaj zbatoi një detyrë, që i kishin ngarkuar ustallarët e padukshëm, ku fshehtazi i telefonoi të birit në Tiranë, për të lajmëruar një tradhëtar të UÇK-ës, që të mos shkonte në vendin e caktuar, se i ishte organizuar pritë.

      Dilaveri kujton se luftëtarët që e rrethonin në atë shtab flinin, por vigjilenca e tyre ishte bërë pjesë e pandarë e jetës në ato male dhe si e tillë, sot e kaluara shpalos para opinonit publik të vërtetën e hidhur të asaj poshtërsie të kryer nga ky Dilaver, që po shetë përalla në shkrimet e intervistat e sajuara qëllimisht prej tijë. Pas përfundimit të luftës së Kosovës, Dilaver Goxhaj me ndërhyrjen e një ish oficeri të USH tek Ministri i Mbrojtjes Azem Syla, u sistemua në atë dikaster qeveritar, por dhe në këtë detyrë doli nëdukje pazotësia e tijë, për organizimin, planizimin, realizimin e detyrave në atë fillim pune pas lufte. Ish Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe e anash kaloi shkarazi, duke aktivizuar më tej Bislim Zyrapin për realizimin e detyrave të mësipërme. Kështu që dhe pse Dilaveri ishte shef kabineti i atij dikasteri e paguhej për atë detyrë, barrën për planet e muajve pasardhës e mbajti Ndihmës Ministri Mbrojtjes Bislim Zyrapi e drejtues tjerë të politikës mbrojtjëse. Edhe në këtë dikaster qëndror të QPK-ës, nuk munguan skandalet nga Dilaver Goxha, i cili duke shfrytëzuar detyrën që kryente si  shef kabineti, fallsifikoi firmën e MM Azem Syla, për të paisur djalin e vetë Dritanin, me vërtetim për pjesëmarrje në luftë.

   Këto janë disa nga paudhësitë e Dilaver Goxhës gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të cilat i theksuam në mënyrë të dukëshme, për tu njohur nga afër luftëtarët e UÇK-ës dhe populli Shqiptar, me zullumet e këtij rrenegati të degjeneruar politik, të inkuadruar në rradhët e asaj ushtrie legjendare. E theksojë këtë sepse veprimtaria e tij e padukëshme në një rast pas lufte, shtron shumë pikëpyetje në karakterin tij. Një ish ushtarak i USH, pas përfundimit të luftës erdhi në Tiranë dhe mori takim me ish MM të QPK-ës Azem Syla. Midis të tjerash e pyeti për Sabit Gecin, një luftëtar tepër i njohur i UÇK-ës, që për pak kohë, u gjënd në disa momente kritike në shtabin e operacionit “Shigjeta”. Ish Komandanti i UÇK-ës tani MM i QPK-ës Azem Syla e sqaroi, se ishte i shtruar në sanatoriumin Tiranë, sepse kish pësuar një aksident të rëndë automobilistik. Ish oficeri i USH me dy koleg të tjerë shkuan dhe vizituan Sabit Gecin në sanatorium. Pothuajse nuk njihej fare. Ishte në gjëndje kome, pa ndjenja e nuk reagonte. Ish oficeri i USH u takua me mjekun që kujdesej, i cili e sqaroi gjëndjen e rëndë të Sabit Gecit. Në vënd të infermjeres kujdesej e shoqja e Dilaver Goxhaj. Me njëherë u bë lidhja e duhur, sepse gjatë aksidentit që pësoi Sabit Geci, shofer ishte djali i Dilaverit Dritani, i cili nuk pësoi asnjë dëmtim, ndërsa Sabit Geci u dëmtua shumë rëndë. Luftëtari i UÇK-ës u kthye menjëherë dhe u takua përsëri me Azem Sylën ish MM të QPK-ës.

     I shqetësuar nga gjëndja tepër e rëndë e Sabit Gecaj, i kërkoi ndërhyrjen e menjëherëshme, për transferimin e Sabit Gecaj në Spitalin Ushtarak Tiranë për trajtim të specialë, sepse gjëndja  e tij ishte tepër kritike. Kuptohet që Azem Syla bëri transferimin e duhur, ku si rezultat i asaj ndërhyrje, Sabit Geci është sot gjallë dhe vazhdon jetën e vet, përballë akuzave të ngritura nga drejtësia speciale e Hagës serbofile. Ka dijeni Sabit Geci për këto ndodhira, është tjetër punë, sepse  rëndësi ka që ai shpëtoi nga kurthet e ngritura të Dritanit, djali i Dilaver Goxhaj, i cili bashkë me babën e vet zbatonte porositë e ustallarve të padukshëm.  

Si luftëtar i i asaj ushtrie legjendare, kam për detyrë të mbrojë idealet e sajë dhe historisë që ajo la pas brënda popullit të kombit tim Shqiptar e mbarë popujve në këtë rruzull tokësor. Nisur nga ky detyrim do të ballafaqojë Dilaver Goxhën me pikëpamjet disfatiste, që ka çfaqur lidhur me qëndrimet e tij obskurantiste ndaj luftës së UÇK-ës në përgjithësi dhe dy betejave të sajë, atë të Koshares e të Pashtrikut në veçanti. Këto absurditete teorike, Dilaver Goxhaj i shfaqi pas shpërbërjes të QPK-ës nga OKB-ra në fillim të vitit 2000.

     Ish oficerat e MM të  QPK-ës pas shpërbërjes të atij dikasteri, u sistemuan në TMK-ës në detyra të ndryshme. Dylaver Goxha u emërua në detyrën e kujdestarit klasave në akademinë e TMK-ës, detyrë të cilën e refuzoi sepse pretendoni detyrë të lartë në SHP të TMK-ës. I mbetur rrugëve të Prishtinës, nisi veprimtarine vetë djallëzore kundër luftës së Kosovës e drejtuesve të asaj lufte, me synimin e vetëm për të denigruar zhvillimin e luftës të UÇK-ës, gjatë organizimit, udhëheqjes, drejtimit e komandimit të veprimeve luftarake. Nuk është hera e parë që ky rrufjan politik, i shitur e i blerë brënda tregut grotesk të politikës së padukshme, del hapur dhe ashtu si një kritzer i sëmur sulmon UÇK-ës e drejtuesit e sajë, fillimisht me aludime indirekte, ndërsa më pas sulmet i drejton direkt kundër Hashim Thaçit, Azem Sylës, Bislim Zyrapit, Agim Çekut, Xhavit Halitit, Adem Grabovcit, Ramush Haradinaj e të tjerëve.

     Fillesën e kësaj ogurzie, karrjeristi i sëmurë nga deliri i madhështisë, e nisi në 21 Prill 2000, në gazetën “Rilindja” me artikullin “Ku shkoi pjesa dërmuese e luftëtarve të UÇK-ës”, ku i thekuri për një magazinë historike brënda asaj lufte, duke treguar “dhimbje” për luftëtarët e UÇK-ës, që po largohen nga TMK-ës, me filozofinë profane në shkrimin e vet, nxitë urrejtjen dhe kundërvënjen e luftëtarve ndaj ish drejtuesve të UÇK-ës. Më tej profeti i parashikimeve të së kaluarës e të ardhmes Dilaver Goxhaj, duke aluduar për politikat e ndjekura nga ish udhëheqësit e drejtuesit e UÇK-ës, e vë veten në rol të gjeniut intelektual dhe porosit për kujdesin, që duhet treguar për efektivat e ndikuar moralisht. Në vazhdim të këtyre sajesave, ëndërruesi për postin e Zv/Shefit të SH.P. të UÇK-ës, në pas luftë duke e kthyer veten në mendimtar të madh, porosit që “politikanët e dalë nga UÇK-ës, duhet të ruhen nga vetëkënaqësia” dhe për të shpëtuar nga kjo, “duhet të marrin këshilltar të rinj”, duke nënkuptuar vetë Dilaverin. Me të njëjtën mënyrë shkruan Dilaveri dhe  në librin Rruga që më çoi në UÇK-ës” dhe tek “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, ku pa hequr dorë nga mendimet ogurzeza, nënvleftëson dhe injoron udhëheqjen politike, sistemin e komandimit e të drejtimit të UÇK-ës, logjistikën dhe mjetet financiare, duke goditur indirekt për Hashim Thaçin si udhëheqës politik i UÇK-ës, Azem Sylën si Komandant i UÇK-ës, Bislim Zyrapin si Shef i SHP të UÇK-ës, dhe Xhavit Halitin e Adem Grabovcin si drejtues të logjistikës e mjeteve financiare në atë luftë çlirimtare. Si në atë libër  dhe në atë ‘Një kolonel midis Prishtinës e Tiranës” sugjeron, “se nuk është pyetur e marrë mendimi i tij, për një sërë problemesh të rëndësishme, ku për pasojë ka ardhur dhe dështimi”. Të njëjtin version jepë dhe për luftën në Kosovën Lindore tek libri i tij “Një Kolonel midis Prishtinës e Tiranës”, ku si përherë “po të ishte pyetur ai”  si “strateg i madh”, “Me disa ditë luftimesh mbrojtëse” do ishte çliruar Kosova Lindore. Argumentimet bajate të mësipërme, qartësojnë mjaft mirë bagazhin e dijeve tij profesionale në fushën ushtarake.

      UÇK-ës nuk i interesojnë fantazit karrieriste të Dilaver Goxhaj, por shqetësohet për deklarimet e tij të turpëshme, ku ai “si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”, arrin të nënvleftësojë dhe për më tepër të injorojë luftën madhore të UÇK-ës, gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme të sajë. Kjo provohet nga përgjigja që i jep gazetarit për pyetjen në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000; “Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara”?

Ëndëruesi karrierist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij ogurzeza, arin deri atje sa gjatë përgjigjes, rëndon e ofendonë haptazi UÇK-ës dhe udhëheqjen e SHP  të sajë, duke thënë se, “Së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇK-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, divizion e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Duke luajtur me termat për llojet e luftimit, Dilaver Goxhaj mohon dhe pranon  në të njëjtën kohë, se UÇK-ës nuk ka zhvilluar beteja luftarake, sepse ajo ishte ushtri guerile e nuk i kish kapacitetet e duhura, për të zhvilluar beteja të mirëfillta.

     I futur kokë e këmbë brenda llumit karrierist, ky handikap harron se UÇK-ës, pas ardhjes të Bislim Zyrapit e oficerve të tjerë nga frontet luftarak të Bosnjes e Kroacisë, në kohën kur u rreshtua ky afie i kurdisur në luftë Marsin e vitit 1999, kish më shumë se një vit, që ishte ristrukturuar institucionalisht, nga skuadra si element fillestar taktik, deri në SHP të UÇK-ës dhe respektivisht zhvillonte luftë partizane të mirëqënë dhe të suksesëshme, me 7 zona operative brënda të cilave aktivizoheshin njëherazi 31 njësi taktike, të emërtuara për rrolin që luanin në atë luftë si Brigada luftarake. Nisur nga kjo strukturë organizative e kohës së luftës kur u paraqit dhe Dilaveri, po e ballafaqojë këtë pseudoteoricient, se me forcat, mjetet luftarake, resurset njerëzore dhe ato ekonomiko financiare, UÇK-ës zhvilloi betejat e sajë, si ajo e Prekazit në Drenicë, Rahovecit, Llapushnikut, Butakovës, Gollakut, Koshares, Pashtrikut e disa të tjera, të cilat në përshtatje me situatat e imponuara, i realizoi me sukses të plotë me forcat e veta dhe pas ndërhyrjes të NATO-s, bashkërisht me atë aleancë ndërkombëtare. Komandanti i baterisë  kundërajrore, duke i shpjeguar vetes pjesëmarrjen e forcave në betejë, ligësia që ka në shpirt e zëmër, nuk e lejon të pranojë se në Prekaz u zhvillua një betejë madhështore, jo vetëm kundër Jasharajve Legjendar të rrethuar nga 5800 forca Serbe të blinduara, mekanizuara e motorizuara, por dhe kundër katër njësive taktike, Br.111,112,113 dhe 114 të ZO të Drenicës, që bashkërisht luftuan dhe fituan, jo vetëm moralisht por dhe taktikisht, kundër atyre hordhive Serbe, që u tërhoqën me turp nga ajo masakër mizore e barbare, që kryen kundër një familje të vetme atdhetare e patriotike.

     Nëse, sipas këtij analisti që tjerë e thurë sofizma nga më të pështirat, nuk do të quhet betejë kjo ngarje madhore, atëhere përse Beogradi solli dhe hodhi në veprim kundër Jasharajve 5800 forca të veshura me blind e hekur? Kjo është plotësisht e kjartë, për ata që arsyetojnë si ushtarakë të mirëfilltë, se përse Ushtria Serbe i hodhi në luftim ato forca. Jo vetëm për të sulmuar e azgjësuar Jasharajt e pamposhtur, por dhe për të mbrojtur forcat e veta nga sulmet e katër Brigadave të ZO të Drenicës, që ishin lidhur ngushtazi me komandantin e tyre Legjendar Adem Jashari.

   Arsyetimi i përdorur për argumentimin e betejës të Prekazit, është plotësisht i vlefshëm dhe për betejat tjera, të Rahovecit, Llapushnikut, Butakovës, Gollakut, Koshares, Pashtrikut e të tjerave në vazhdimësinë e asaj lufte çlirimtare, ku u ingranuan në luftime nga UÇK-ës më shumë se tre njësi taktike (Brigada luftarake) për çdo betejë, kërkesa që i shtron Dilaveri për zhvillimin e betejave. Për të përforcuar më tej mendimn tonë argumentues, theksojmë se me ndërhyrjen e NATO-s, betejat e UÇK-ës, morën një pamje të sigurtë për fitore, sepse çdo veprim luftarak i UÇK-ës, ishte i kordinuar dhe mbështetej fuqimisht nga forcat ajrore të NATO-s. Këtë e konkretizojë me betejën Koshares e të Pashtrikut, ku nga UÇK-ës, morën pjesë 6000 forcatë inkuadruara në dy Drejtime Operativ (Divizione)  me disa Drejtime Taktike (BrL), beteja të cilat u realizua me shumë sukses, duke ngelur në historinë e asaj lufte si beteja vendimtare, që e detyruan ushtrinë Serbe të kapitullojë në marrëveshjen e Kumanovës.

     Në këto betejë madhështore, UÇK-ës u mbështet fuqimisht nga Forcat Ajrore të NATO-s dhe për të shuar kuriozitetin e Dilaver Goxhës, theksojmë se për 6 ditë rresht nga 20.05 deri 26.05.1999, aviacioni gjuajtës bombardues i NATO-s, me forcën e tij luftarake, kthehu në pluhur e hi, çdo element të mbrojtjes Serbe, duke krijuar kushte të favorshme për fillimin e sulmit nga UÇK-ës frontalisht nga kufiri Shqiptaro-Shqiptar, sulm i cili arriti suksesin duhur që në ditën e parë të luftimit. U shpjeguan me hollësi realizimi i betejave nga UÇK-ës gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, për të sqaruar opinioni publik Shqiptar, ngatërresat që paraqet dështaku i asaj lufte Dilaver Goxhaj. Këto argumentime vlejnë për të hedhur poshtë dhe tezën tjetër të këtij nihilisti disfatist, i cili mohon zhvillimin e betejave të partizanve të LANÇ-re kundër bishës Nazifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithse jam vazhdues i idealeve të atyre luftëtarve legjendar, rezervohem paksa sepse ata janë gjallë dhe besojë se do i përgjigjen ashtu si duhet këtij komandanti baterie.

     Duke u kërkuar ndjesë për ndërhyrjen time në historine e tyre luftarake, theksojë se i hallakaturi në mendime Dilaver Goxhaj, gabon shumë rëndë, kur u mohon 70 mijë partizanve të asaj lufte madhore, të rreshtuar në disa Korparmata, Divizione e dhjetra Brigada Sulmuese, zhvillimin e betejave si në rastin konkret të asaj për çlirimin e Tiranës, ku morën pjesë pesë brigata si njësi të mirëfillta luftarake taktike, të cilat të paisura me artilerinë e kohës, goditën asamblenë kuislinge duke çliruar Tiranën. Në vazhdën e argumentimeve do theksojë megallomaninë e Dilaver Goxhaj, i cili gjatë referimeve të tijë për termat e luftës, përmënd ushtarak të njohur nga vende të ndryshme të Botës, duke lënë në harresë kombin e vet Iliro Shqiptar, që  ka një histori luftarake më të pasur se ata që përmënd i vetquajturi teoricien Dilaver Goxhaj.

     Nuk i mohojë përcaktimet e teoricienëve ushtarakë, për llojet e ndryshme të luftimeve e luftrave, por para se të referohet atyre,i themi Dilaver Goxhës, se ato nuk janë tabu dhe se çdo shtet, popull e komb, ka artin e vet luftarak që trashëgon nga lashtësia e largët dhe mbi bazën e tij dhe eksperiencës botërore, ndërton doktrinën e vet ushtarake. Kështu dhe Shqiptarët, duke filluar që nga betejat detare Iliriane kundër Romakve, ato të Pirros në Itali në ndihmë të mbretit të Napolit, fushatat  e mëdha të Lekës së Madh nëpër Azinë e mesme, përballjet e Iliro Shqiptarve me kolonët pushtues Sllavë, arritën deri tek përplasja me hordhitë e pafund të perandorisë Osmane, ku një jehonë të madhe mori në arenën ndërkombëtare, lufta 25 vjeçare e Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili dhe pse ushtria Turke ishte disa herë më e madhe se forcat që ai zotëronte, nuk u mposht asnjëherë gjatë periudhës së tij, por zhvilloi disa beteja radhazi, të cilat i fitoi duke e detyruar ushtrinë Turke të tërhiqet me turp drejt Stambollit.

     Luftëtarët e UÇK-ës i tregojnë Dilaverit të vogël në shpirt, se madhështia e Çezarit të Madh të Romës së Lashtë, nuk është vetëm se drejtoi legjionet e sajë, por se teorinë dhe praktikën për drejtimin e tyre, e përfitoi gjatë studimeve e përgatitjes si drejtues ushtarak në Akademinë Ushtarake të Apollonisë Iliro Shqiptare. Historia e artit ushtarak Shqiptar nuk mbeti në vend, por u zhvillua më tej edhe pas luftës së dytë botërore mori një hov zhvillimi të dukshëm, ku ushtria Shqiptare nëpërmjet stërvitjeve të ndryshme të shumëllojta, praktikoi e zbatoi të gjitha format e luftimeve dhe mbi bazën e së kaluarës dhe të kohës, ndërtoi doktrinën e vet ushtarake, të cilën e zbatoi në vazhdimësi me gjeneralët e sajë të njohur  nga ushtria e populli Shqiptar, gjatë asaj lufte të ftohtë antagoniste.

    Në shkrimet për luftën e Kosovës, Dilaver Goxhaj prrallis teori sipas oreksit për interesat e veta, për të diskretituar ish organizatorët, udhëheqësit, drejtuesit dhe komanduesit asaj ushtrie çlirimtare, në përfitim të ngritjes të vetes mbi ata, në një kohë kur dihet që me këtë kontrapedal, nuk u muar asnjeri nga drejtuesit e asaj ushtrie.

     Lufta e Kosovës ishte dhe mbeti në historinë tonë kombëtare, si lufta e popullit Shqiptar të asaj treve etnike, për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. Qëllimi i saj ishte politik dhe jo ekonomik si pretendojnë disa teoricien të lindjes e perëndimit, të cilët përmes këtyre thënjeve e çojnë ujin në mullirin e Beogradit. Ajo luftë u zhvillua në përputhje të plotë me parimet, kriteret dhe kërkesat artit luftarak bashkëkohor, duke kaluar në disa faza, në fllim në atë të thjeshtë, nga kjo në të përbërën dhe më pas në të ndërlikuarën. Me këtë duhet kuptuar, se nga Nëntori i vitit 1993, kur u formua SHP i UÇK-ës e deri në fund të vitit 1997, kur nisi ristrukturimi i sajë, ajo ushtri zhvilloi luftë guerile, ndërsa pas atij ristrukturimi e deri në 9 Prill 1999, UÇK-ës zhvilloi luftë partizane me front të pjesshëm e të përkohshëm. Nga 9 Prill 1999, ditën kur nisi sulmi në betejën e Koshares dhe deri 21 Qershor 1999, ditën kur u largua dhe ushtari i fundit Serb nga ajo tokë Shqiptare, UÇK-ës zhvilloi luftë frontale me front të rregullt, jo vetëm me ato forca që sulmuan nga vija kufirit Shqiptaro-Shqiptar, por dhe brënda zonave operative të UÇK-ës në krejt Kosovën, ku qëllimi ishte zgjerimi i teritorit zotërues, deri në çlirimin e plotë të Kosovës.

     Këto e të tjera fakte argumentues tregojnë se zhvillimi i luftrave midis popujve, kombeve e shteteve të ndryshëm, nuk varen vetëm nga sasia numerike e ushtrisë dhe nga potenciali ekonomike e ushtarak, por nga qëllimi, motivi, morali, iniciativa, trimëria, guximi, përgatitja, zotërimi i forcave luftarake, për ti përdorur ato me kriter gjatë përballimit të situatave luftarake që imponohen, e për me tepër nga përzgjedhja e aleatëve, për realizimin e qëllimit strategjik politik e ushtarak.

     Disfatizmi i Dilaver Goxhës arrin kulmin, kur ky komandant baterie duke folur për strategjinë e UÇK-ës thekson, se “UÇK-ës synonte që fitoren vendimtare ta arrinte, duke bërë largimin e armikut nga Kosova, pa bërë luftime serioze, e jo më të bëhej fjalë për beteja ushtarake.” Pas këtij përcaktimi nënvleftësues që i bën UÇK-ës, Dilaver Goxhaj duke vazhduar më tej me paudhësitë e tij, fyen shumë rëndë UÇK-ës duke e ofenduar së tepërmi, kur e krahasonë atë“si zegal apo murrjeli, një lloj mize e cila ushqehet, duke pickuar qetë e buajt nën bisht në vendin e jashtëqitjes”.

Ky idiot i lindur, ose është katandisur, për tu futur pas hekurave të spitalit psiqiatrik, ose të vihet para përgjegjësisë penale, për të treguar se kush e nxit për të kryer këto fyerje brutale jashtë çdo etike njerëzore.

     Aventurizmi i Dilaver Goxhaj, përfshin brënda vetes gënjeshtra, intriga dhe mashtrime  të papara në historinë e njerzimit. Kështu, duke filozofuar në shkrime e intervistat e veta, ky handikap sajon e thurë skenar e situata të paqëna, të cilat si marifetçi që është, i rregullon dhe i vendos sipas interesit të vet, për të bindur opinionin publik, se ky qënka organizatori dhe drejtuesi kryesor i asaj ushtrie. Në vazhdim të shkrimeve e intervistave për këto sajime, ai shkruan dhe për operacionin “Shigjeta”, duke aluduar, se autori për planëzimin, organizimin dhe drejtimin e atij operacioni është ai dhe vetëm ai. Për këtë sajon e përdor gënjeshtra nga më të ndryshme, të cilat bien ndesh me realitetin e ndodhur. Arrin deri atje sa për emërimin e Bislim Zyrapit Ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandant i operacionit “Shigjeta”, dhe zëvëndësimin e tij me Agim Çekun për detyrën e Shefit të SHP, u pyet dhe vendosi Dilaver Goxhaj.

     Për ti vërtetuar këto thënje, sajon gënjështra se si manovron brënda atij Shtabi, ku e ndjek nga pas Mustafë Gashi, i vënë qëllimisht si afije nga Bislim Zyrapi. Hamëmdësira dilaveriane që kuptohen përse sajohen, por si në të gjitha rastet e tjera dhe për këtë eveniment të rëndësishëm luftarak të UÇK-ës, do ta ballafaqojmë këtë sharlatan, me ecurinë e vërtetë të planëzimit, organizimit, drejtimit dhe zhvillimit të atij operacioni, strukturën e të cilit e hartoi ish Shefi Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe Bislim Zyrapi. Ky operacion filloi veprimet luftarake me betejën e Koshares në 9 Prill 1999 dhe i vazhdoi ato më tej me betejën e Pashtrikut nga 26 Maj 1999 deri 21 Qershor 1999. Duke përgojuar këtë operacion, ai deklaron “se është i pari plan luftarak, i hartuar në mënyrë profesionale dhe me dokumentacinin e plotë”, ku si përpilues radhit  emrin e tij në krye si vetmi ideator i atij operacioni. E cilëson të parin, se më parë sipas tij UÇK-ës paska vepruar “shkel e shko” e me ardhjen e tij u vunë punët në vijë.

     Por në fakt, plani që ai e pretendon si të tijë, ka vetëm 6 faqe tekstuale, pa vendim, pa urdhër luftarak, pa plan kordinimi veprimesh, pa kod bisedimesh dhe për më tepër, pa hartë ideje, vendimi, qëllimi, përbërje, dëndësi e raport forcash dhe detyra luftarake të preçizuara, veprim që vërteton, se është plotësisht pa dokumentacionin e nevojshëm, për drejtim e zhvillim. Dhe për të përvetësuar autorsinë e atij plani, të cunguar, komandanti i baterisë kundrajrore, gënjen hapur  “se ai plan përfundoi më 17 Prill 1999 dhe në të  përfshihet dhe lufta në Koshare”. Plani në fakt ka datën 31.03.1999 dhe lufta në Koshare nisi në 9 Prill e jo në datën 17 Prill, si gënjën Dilaveri. Plani sipas tij “u hartua si plan tekstual, i bazuar në hartën e shkallës 1:50000 “, (harta nuk është askund) dhe u miratua nga një person që nuk ka qënë kurrë komandant i UÇK-ës. Më poshtë  ai shkruan, “se në atë operacion morën pjesë 12000 vullnetar të ardhur në Shqipëri”, deklarim ky i kundërtë me atë të Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapit për 6000 forca, si komandant i atij operacioni.

   Në asnjë shkrim për operacionin “Shigjeta”, si në atë të Bislim Zyrapit në revistën “Zëri” të Prishtinës dhe në artikujt e tjerë analitik, botuar nga “Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress”,  e “Pashtriku.org”, nuk është mohuar ekzistenca e Planit tekstual të hartuar në SH.P. të UÇK-ës,  dhe një kopje e tij ekziston në dosjen e operacionit “Shigjeta”, por jo ashtu si gënjen e mashtron karrieristi i sëmurë Dilaver Goxhaj.

     Ai plan është me Nr.Prot.J-03/1 Datë 31.03.1999 dhe kopja e tij i ka ardhur Xheladin Gashit në Krumë të Hasit para 1 Prillit 1999. Ai u studjua me imtësi, për çdo fjalë e frazë të gjashtë faqeve të tij dhe u konkludua se ai plan tekstual, nuk zotëronte parametrat e duhur, për organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e një operacioni luftarak të përmasave si ai “Shigjeta”. Ai projekt u diskutua e në përfundim nuk u pranua zhvillimi i operacionit sipas atij projekti, sepse i shkaktonte disfatë UÇK-ës dhe për këtë u bënë kunsulta me specialistë të kësaj fushe, ku u këmbëngul që organizimi i operacionit të kryhej sipas projektit të hartuar e skicuar mbështetur në dotrinën ushtarake të USH..

     Në vazhdimësi, ky mendim u diskutua më pas dhe me Bislim Zyrapin, i cili  i miratoi ndryshimet dhe këtë e vërteton dhe intervista që jep vetë Bislim  Zyrapi, ku përdor termat e rinj dhe jo ato të Dilaver Goxhës, të renditura në planin e famshëm të tij tekstual. U ndoq kjo rrugë, sepse varianti i paraqitur sipas doktrinës të USH, paraqiste mendime të mirëfillta ushtarake, për realizimin e misionit historik të UÇK-ës. Për realizimin e atij operacioni, u interesua personalisht vetë kryeministri QPK-ës njëkohësisht dhe komandanti i UÇK-ës Hashim Thaçi, cili erdhi në VK e drejtimit i shoqëruar nga Zv/Kryeministri Shqiptar i asaj kohe Ilir Meta dhe komandati i divizionit të Kuksit Gjenerali Kudusi Lame.

     Atij ju raportua për ecurinë e luftimeve nga zëvëndës Komandanti i operacionit Shigjeta ish oficeri i USH Spiro Butka. Kujdes i posaçëm për drejtimin e luftimeve në atë operacion, u tregua në mënyrë të veçantë dhe nga vetë komandanti i forcave të NATO-s, gjenerali Uesli Klark, gjë që ai e pasqyron më së mirë në kujtimet e veta, të shkruara tani në pas luftë. Në atë  vënd drejtimi, erdhi dhe e motra e Xhejms Rubinit e cila u interesua për luftën, që po zhvillohej në Pashtrik. Për  tu njohur nga afër me ato  luftime, në atë pikë drejtimi erdhën, Ian Fisher përfaqësues i “The Nev York Times”, R. Jeffrey Smith përfaqësues i “The washington Post”, Mike Moor fotoreporter i  ‘The Mirror” dhe  Christopher Chatelot përfaqësues i “Le Monde”.

   Për të rritur sa më shumë vlerat e egos së vet unikale, Dilaver Goxhaj në analizë që bënë për sulmet ajrore të NATO-s kundër Ushtrisë Serbe, jep e merr me veten e tij dhe ashtu shkarazi, analizon si ndonjë strateg i madh, veprimet e asaj aleance gjatë atyre sulmeve ajrore kundër ushtrisë Serbe, ku sipas tij, “ajo aleancë luftonte jo për për përfitim territoresh, por për paqen, për lirinë dhe sigurinë e popullsisë që jeton në shekuj në Kosovë”. Pas kësaj përgjigje “analitike alla dilaveriane”, ky demagog radhit shkaqet e arsyetuara vetë si profet, se përse NATO nuk e furnizoi UÇK-ën me armatim e municion, ku ky i fantaksur keqpërdor deklarimet politike dhe ushtarake të SHBA-të e Europiane, për interesat e ngushta karrieriste të tij, për të dalë edhe pse jo dhe mbi politikanët e ushtarakët perëndimorë. Për të paraqitur para opinionit publik, realitetin e asaj ndërhyrje, luftëtarët e UÇK-ës theksojnë se e kanë thënë fjalën e tyre nëpërmjet artikullit, “Përse ndërhyri NATO në Kosovë”, shkrim i cili është botuar në përvjetorët e asaj ndërhyrje ajrore në shtypin e Prishtinës dhe  të Tiranës, mendime këto që do ti perifrazojmë paksa në këtë shkrim, për ti treguar këtij “Nostradamusi”, se përse ndërhyri ajo aleancë në atë trevë etnike Shqiptare.

     Kosova  është  një  rrafshnaltë e  begatëshme  dhe  me  pasuritë  e  sajë,  sa  mbi  sipërfaqe  aqë  dhe  në  thellësi,  ka paraqitur  në  vetëvete  një  interes  të  madh  gjatë  gjithë  historisë,  duke  u  lakmuar  nga  hordhi  të  ndryshme,  e për  më  tepër  nga  Serbo-Sllavët. E pozicionua gjeografikisht në zemër të Ballkanit dhe më konkretisht në  “Trekëndëshin  e  Bermudeve”, Prishtinë-Bujanovc-Shkup,  ajo  është  konsideruar  dhe  do  të  mbetet si “Thëmbra e Akilit” e gjeostrategjisë ballkanike. Kryqëzimi i akseve rrugore  automobilistike e  hekurudhore,  si  dhe  hapësira  ajrore  e  përshtatur nga  vetë  natyra  si  rrafshnaltë, siguron kontrollin mbi  të  gjitha  lëvizjet  tokësore, ujore dhe  ajrore, drejt  pothuajse  të  gjitha  ngushticave  detare  kontinentale  dhe  botërore. Duke u parë  dhe  studiuar  nga  pikpamja  ushtarake,  fushata  luftarake  e  NATO-s,  e  realizuar gjatë ndërhyrjeve nga ajri, kundër Forcave të Armatosura të Serbosllavisë  të  atëhershme, e  ka bazën e vet te ideja e përpunimit global shkencor të strategjisë së afërt dhe asaj të largët.

     Në  zbatim  të  këtij  qëllimi, Aleanca  Atlantike  me  specifikën  e vet,  të  kontekstit  politiko-ushtarak, qartësoi  më tej se ndërhyrja ushtarake në ish Jugosllavi, u ndikua nga aspekti global, i cili rrodhi nga  ndërrimet  gjeostrategjike të kësaj aleance me federatën e ripërtrirë Ruse. Këto ndryshime erdhën  nga gjëndja e krijuar  pas  përfundimit  të  luftës  së  ftohtë  dhe  shkatërrimit  të  hapësirës  lindore  të  dominuar  nga carët e kuq të Kremlinit. Nga ecuria që u përfitua gjatë kësaj ndërhyrjeje, u arsyetua në  këndvështrimin eurokontinental, shkatërrimi i sistemit komunist të dominuar nga Rusët në  Europën  Juglindore, duke  filluar që nga republikat Balltike në veri, e deri tek Bullgaria në jug. Në  konkretizim  të synimeve të veta, Aleanca  Atlantike realizoi këtë  ndërhyrje edhe për  aspektin  rajonal Ballkanik, duke synuar zhdukjen e arkitekturës gjeopolitike e të sigurisë ushtarake, e cila ekzistoi gjatë kohës të ndikimit të kuq në Jugosllavinë gjysmë të  inkuadruar në këtë  hapësirë, të  shuarjes së vetmisë në rrethim të Shqipërisë dhe të krijimit të sovranitetit të kufizuar të  një Maqedonie  të  improvizuar  me toka Shqiptare.

    Përsa i përket furnizimit të UÇK-ës me armë e municion, ndërkombëtarët e zgjidhën atë problem, ashtu si thotë populli ynë,  ku “me një gur vranë dy zogj.” U shkatërrua Ushtria Shqipëtare dhe mbi bazën e asaj badërdie, u dërguan armë e municion në Kosovë, me Shqiptarët e armatosur brënda atij shkatërrimi ushtarak popullor.

     SHBA-të, nuk ngelën vetëm pas kësaj dërgese pothuajse legale, por ato me veçanti me porosi të ish Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi, sollën në ndihmë të UÇK-ës ato materiale për të cilat kish nevojë ajo ushtri çlirimtare dhe nuk kish përse të vihej në dijeni një oficer i thjeshtë për shtypin i SHP të UÇK-ës si Dilaver Goxhaj.

     Gjatë teorizimeve ndërthurse të këtij megalomani, del aty këtu dhe mendimi i tij se, “përse NATO nuk ndërhyri me forca tokësore në Kosovë”, ku si në përgjigjet e pyetjeve të tjera, Dilaveri e argumenton si do ai dhe jo si është e vërteta. Ky problem tepër i rëndësishëm e jetik i asaj ndërhyrje, u diskutua disa herë midis politikanëve e ushtarakëve të asaj aleance, por kundërshtitë e brëndëshme, nuk krijuan mundësinë për ndezjen e dritës jeshile, për të cilën drejtuesit e asaj aleance dhe veçanrisht komandanti i sajë Gjenerali Uesli Klark, midis asaj dileme e gjeti zgjidhjen indirekte dhe direkte, duke  i ngarkuar rrolin e atyre forcave tokësore, UÇK-ës si një ushtri tashmë e konfirmuar, për të kryer atë detyrë të rëndësishme. Për më qartë, kushdo e sidomos Dilaveri, të lexojë kujtimet e atij Gjenerali pas asaj lufte të përbashkët, ku ai me superlativat e veta, rrëfen si e kreu këtë detyrë UÇK-ës, veçanërisht gjatë zhvillimit të betejës të Koshares e asaj të Pashtrikut.  

    Në analizë të shkrimeve e intervistave të ndryshme që ka dhënë, Dilaveri fletë e shkruan për ish udhëheqësit e drejtuesit e luftës  hamëndësira tepër të dëmëshme, të cilat edhe pse sajohen nga ai vetë, ato kuptohen që nuk janë gjë tjetër veçse trukime të qëllimshme, të hartuara nga ky demagog, për të ngritur personalitetin e vet, mbi drejtuesit e vërtetë të asaj lufte. Ashtu si një thëngjill i mbuluar, ky individualist i thekur pas egos së vet unikale, gjatë pyetjeve që i bëhen për vlerësimin e drejtuesve të luftës, i përfletë ata sipas interesave personale, duke i goditur ata me prapavija të errëta.

     Kështu, pyetjes se“Në ç‘rrethana dhe për kë kishit gabuar në vlerësimet e para në luftë?”, Dilaver Goxhaj tashmë i vënë në rolin e Judës, pohon me gojën e vetë, se “Dinamika e luftës më detyroi, të ndryshojë mendim për “X”e “Y” person, të cilët në momente të caktuara linin të kuptoje, se meqënse ishin angazhuar në luftë, tashti puna e tyre ishte si të shpëtonin lëkurën. Sa më shumë lëviznim dhe sa më shumë kontaktoja me njerëzit, konstatova se i gjithë populli e kish kuptuar rezistencën tonë në luftë edhe formacionet e UÇK-ës mundoheshin të ndodheshin sa më afër me popullin. Me një fjalë ndjeva, që propaganda në popull çalonte, pasi nuk merrej asnjë forcë politike me të.”

     Përgjigje cinike e një njeriu të vogël në shpirt, ligësi e të cilit nuk njeh kufij, kur nuk i realizohen fantazirat e veta karrieriste. Në rastin konkret, ai sulmon indirekt Hashim Thaçin si ish udhëheqës politik, Kryeministër i QPK dhe komandant i UÇK-ës pas konferencës së Rambujesë, për “çalimin” sipas Dylos të asaj propagande. Nuk ngelet pa u prekur dhe lidhjet e UÇK-ës me Aleancën Atlantike në një intervistë të stërzgjatur të këtij pseudo-analisti sharlatan, jo për të vlerësuar luftën e saj ajrore gjatë mbështetjes që i bëri UÇK-ës, por për të treguar rolin e vetë të madh, që ka luajtur ky strateg në komunikimet me përfaqësuesit e sajë, deklarime këto që bien ndesh me lidhjet reale, të cilat  u nisën nga Shefi i SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi dhe u vazhduan po nga ai në operacionin “Shigjeta” deri në fund të luftës. E vetmja “vepër madhore” e Dilaverit në marrëdhënjet me NATO-n, është letra tinëzare e tij, drejtuar Komandantit të asaj Aleance Gjeneralit Uesli Klark, pa dijeninë e Shefin e SHP të UÇK-ës, si personi kryesor i këtij shtabi luftarak. Por Dilaveri vazhdon të shkruajë e flasë me iluzione e fantazira të pa qëna, për të ngritur veten e tij mbi të tjerët.

       Intervistat dhe shkrimet plot marrëzira të Dilaverit, zgjaten e stërzgjaten dhe vazhdimi i tyre me sajesa e gënjeshtraqë trukohen qëllimisht nga ky karrierist i tërbuar, bëhen për ditë më të neveritëshme, sepse ai flet e shkruan  në emër të UÇK-ës, për të rritur vlerat e unit të tij egoist.

     Kështu vepron dhe në rastin kur flet për një bisedë të Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi, me ushtarakë të njohur prej tij në luftën e Bosnjes, bisedë të cilën “thotë se e ndjek me kureshtje” dhe “i paska tërhequr vëmendjen”, sepse dikush ashtu si në rastin e telefonatës me të birin e vetë, e kish porositur që të ndiqte me kujdes të veçantë, çdo veprim të Bislim Zyrapit, si ish shefi i SHP të UÇK-ës. Duke vazhduar më tej për vlerësimet e unit të vet, egoizmi e tradhton kur deklaron, se “me ndërhyrjen e tij Turqit bllokuan Rusët në Bosfor, për të mos dalë nga ajo ngushticë detare”, enigmë  diplomatike kjo “që u zgjidh nga Dilaver Goxhaj”, i cili si kudo është i pa zëvëndësushmi i asaj lufte dhe pa atë nuk do ishte çliruar Kosova.

     Kalimet e veta nga një kohë në tjetrën, janë mënyrat më të stërholluara të tij, për të krijuar situata të pa qëna e të favorshme, për të ngritur sa më lartë vlerat egoiste unikale.        Opinioni publik, gjatë shkrimeve e intervistave të tijë përballet me ndryshimet që i bënë historisë ky disfatist i verbuar nga karrierizmi i sëmurë, ku herë pas here, transformon situatat luftarake të zhvilluara nga UÇK-ës, në interes të vetes dhe për më keq të tij, i përball ato me politikanët e sotëm të dalë nga ajo luftë, për ti ngarkuar me faje e gabime  që i interesojnë vetëm Dilaverit.

     Kështu vepron Dilaveri kur gjatë shkrimeve e intervistave të tij, analizon luftën e Koshares në 9 Prill 1999. Pasi bën komentin e rradhës për atë luftë, ai nuk flet fare se në 9 Prill 1999, nisi Operacioni “Shigjeta” dhe detyrën Rustem Berisha Komandanti i Br.138, që Dilua nuk e përmënd fare, e mori nga Ministri i Mbrojtjes Azem Syla e Shefi SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi.

     Ai duke vazhduar me hamëndësitë e veta problematike, shkruan se “në ora 3.30 të 9 Prillit 1999, forcat e Junikut nisën luftimet e Koshares”, në një kohë kur dihet që sulmi në Koshare nisi nga kufiri Shqiptaro-Shqiptar me D1O të përbërë nga Br.138,131 e 134 të komanduar nga Rustem Berisha. Por makutëria karrieriste e Dilaverit, është sa fyese aqë e cinike, kur i akuzon luftëtarët e Betejës së Koshares, se nuk realizuan detyrën e hapjes së koridorit për furnizimin e UÇK-ës dhe popullatës. Të paudhët si Dilya, janë e do të mbeten nihilistë cinikë të pandreqshëm.

     Ai koridor u hap dhe përmidis tijë, kaluan karvane me kafshë, kolona me njerëz dhe autokolona të ngarkuara me armë, municion e ushqime, të shoqëruara nga Xheladi Gashi e Shaban Misliu, Alush Shala e të tjerë. Por Dilua si gjithmonë është e do të mbetet, brënda mllefit të tij të pështirë, sepse kështu është gatuar e kështu do të vdesë.

     Dhe ashtu si handikap që është, hidhet nga lufta e Koshares në luftime të tjera, duke rradhitur emra luftëtarësh, të cilët janë të njohur për UÇK-ës dhe popullin, por që Dilua i përdor për synimet e veta djallëzore. Duke vazhduar më tejë në shkrimet e intervistat e tij plot marrëzira, ai zë e nis vërejtjet dhe kritikat, ndaj disa “të mënçurve” këndej dhe andej kufirit Shqiptar, që sipas tij etiketokan luftëtarët me dashakeqësi. Dhe ashtu si i kurdis ai ngatërresat, është vetë Dilaveri i cili duke u mbuluar me patriotizmin e tij fallco, del atje ku synon dhe me një të rënë të sopatës, sulmon politikën dhe politikanët e djeshëm të luftës dhe ata të sotëm të paqes në Kosovë, ku sipas tij ”duke jetuar në paradoksin e madh njerzor, historinë e bënë politika e jo politikanët”. Një arsyetim krejtësisht utopist, ku nënvleftësohet rroli i njeriut, si faktor vendimtar në zhvillimin e kësaj shoqërie njerëzore. Në vazhdimësi të intervistës, duke lëshuar lotë krokodili për vullnetarët e ardhur nga shteti Amë, shkruan se “politikanët e Prishtinës dhe shumë lider të tjerë, të dalë nga lufta e asaj ushtrie, tregohen kaq mosmirënjohës, ndaj vullnetarve të ardhur nga shteti amë dhe trevat e tjera Shqiptare dhe aq më shumë turp na vjen që për vullnetarët internacional, nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme”. Dhe ashtusidi të intrigojë vetëm Dilaveri, porosit si i vjen mbarë atij se, “Respektin e politikës dhe institucioneve të Kosovës, ne do ta kemi vetëm kur Kosova të drejtohet, jo nga njerës që ndoshta dualën në luftë apo në politikë, për tu pasuruar në kurris të popullit”.

     Kushdo me dy pare mënd në kokë e kupton fare mirë, se cili është Dilaver Goxhaj dhe ku kërkon të dalë ky rrufjan i kurdisur, me këto ngatërresa të qëllimta brenda shkrimeve e interviste të tijë. Marazi që ka thellë në shpirtin e vet të zi nuk e lë të qetë, për të kritikuar indirekt ish drejtuesit e UÇK-ës, tani në krye të qeverisë.

     Aludimet që bënë Dilaveri për politikanët, që do të vinë pas këtyre që janë tani, janë dhe lidhen me ata që e financuan për tu bërë deputet në pas luftë dhe që njihen mirë nga Shqiptarët se cilët janë, sepse e kanë varur xhaketën në gozhdën e  Beogradit, për të cilët Dilua ëndërron të vijnë sa më shpejt në pushtet. Parashikimi i  Dilaverit u realizua. Ata erdhën në pushtet dhe po dërgojnë në Hagë me rradhë udhëheqësit e drejtuesit e UÇK-ës. Kjo vërteton se kujt i ka shërbyer ky njeri, dje në luftë e sot në paqe. 

    Ligësia e këtij njeriu shkon shumë largë dhe me hamëndësitë e hallakatura, krijon ndasira të qëllimëshme në Kosovë për të futur përçarje, brenda së cilës ky rrufjan kërkonë të nxjerri përfitimet e veta. Duke folur për zonën e Gollakut, thekson, se “Kjo popullsi është e vetmja deri sot që në festat e përvitëshme, në kujtim dhe nderim të asaj lufte, fton përfaqësuesit e vullnetarve të ardhur në atë luftë nga Atdheu amë…”.

    Ky intrigues pakrahasueshëm i përflet këto evinemente, sepse nuk e di që ftesa për luftarët  dhe familjet e të rënve të trungut amë, vijnë sa herë ka përkujtime në Drenicë, Prizren, Dukagjin, Mitrovicë, Prishtinë, Podujevë, Gjilan e Karadak. Ato ftesa u vijnë atyre që kanë sakrifikuar për Kosovën e popullin e sajë dhe jo për ata që kryejnë detyra sipas  instruktimeve të Beogradit. Duke tentuar për të thelluar më tej këtë përçarje  e ndasi krahinore, ky handikap i lindur, në vazhdim të trillimeve të zymta, shkruan se, “ky respekt që tregon populli i malsisë Gollakut, ndaj nesh, jo vetëm që i nderon, por dhe i fisnikëron më tepër…(ku sipas Dilos)… është mësim për të tjerët”. Duke ecur me tutje në sajesat e mbrapshta që thurë, Dilaveri thekson, se “me këtë veprim ata lartësojnë veten dhe u tregojnë të tjerve, se ata janë popull mirënjohës dhe jo bukëshkalë si ata që përmënda më lartë”, duke fyer rëndë në këtë mënyrë,  popujt e tjerë të botës dhe Europës, që na ndihmuan e na mbështetën në atë luftë.

     Dilaver Goxhaj gjatë vazhdimit të hamëndësive të veta, për çdo herë flet më ndryshe se herët e tjera, sepse në rastet konkrete, ai shfaqet nëpërmjet egoizmit unikal të vet si rrymë karrieriste e kamufluar, brenda së cilës del fytyra e vërtetë e këtij manipulatori, për të vënë të gjitha luftimet e UÇK-ës në interes të egos unikale, ku ai “si më dituri asaj ushtrie”, ka qënë i vetmi udhëheqës, drejtues e komandues dhe pa atë nuk do të kish patur fitore. Etja për karrjerë e këtij megallomani, është sa e pështirë aqë dhe e neveritëshme, sepse ai për të fshehur qëllimet e veta, ne çdo shkrim e intervistë, hidhet nga një degë në tjetrën, për të mbuluar gjurmët e sajesave dhe intrigave, që i thur në interes të synimeve të veta karrieriste, për të përvetësuar një magazinë historike brënda asaj kombëtare. Kështu gjatë rrëfimeve manipuluese, që ai bënë me deklarimet e veta, shkruan dhe për transformimin e UÇK-ës në TMK-ës, ku ashtu si “njeri i dhëmshur”, shpreh keqardhje për ata që lirohen nga ky transformim, duke shtuar se të gjitha këto rrjedhin, si “Rezultat i një politike personale, me akrobatllëqe, nepotizma, familjaritete dhe emërime të pa studiuara në poste të pa merituara”, ku duhej emëruar pa tjetër Dilaveri e djali i tij Dritani. Transformimin e UÇK-ës në TMK-ës, Dilaveri e ka maraz në shpirt, sepse nuk u bë pjesë e TMK-ës, nga që ai kërkonte post të lartë drejtues, por që organizatorët, udhëheqësit dhe drejtuesit e këtij transformimi, e emëruan në atë detyrë që meritonte si kujdestar të klasave në Akademinë e Mbrojtjes të TMKës. I pakënaqur nga ky emërim, në analizën që i bënë transformimit, ai shkruan “se një pjesë e luftëtarve janë zhgënjyer… dhe për pasojë.., rrezikohen të bien në grackat e intrigave të pas luftës…ku ky veprim mund ti deziluzionoj.. e të bien viktimë e mashtrimeve politike e ekonomike..”.

Të kujt? Besojmë se e gjithë kjo kritikë u drejtohet, atyre udhëheqësve politike e komandues, që nuk emëruan Dilaverin drejtues kryesor të TMK-ës.   

    Shqetësimet  e shkaktuara nga ky ngatërrestar në pas luftë, nuk kanë të sosur dhe ato konkretizohen dhe në ditët e sotme, në shkrimet e intervistat e tij,  ku demagogu Dilaver Goxhaj kërkon të fusë grindje midis presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe familjes të legjendarit Adem Jasharit. Këtë hamëndësi të paskrupullt, ai e ndërmer në intervistën e vetë të datës 17 Shtator 2013, ku duke folur si i madhi i UÇK-ës, thekson “se është e pafalshme, që qeverisja e sotme, pjesa më madhe e së cilës janë vetë luftëtarët e UÇK-ës, kanë lënë në hije Adem Jasharin, heroin dhe legjendën e UÇK-ës”. Në vazhdim të veprimeve të mbrapshta, ai akuzon Hasim Thaçin e Ramush Haradinaj, se nderojnë më tepër Ibrahim Rugovën dhe Ahmet Zogun, se sa luftëtarët çlirimtar. Dhe për ti bërë defakto kortezitë diplomatike të këtyre korifenjve të asaj lufte madhore, Dilaveri, arrin deri atje sa deklaron se “sa më shumë të luftosh për të mbrojtur popullin tënd, aqë më i poshtëruar mbetesh”, thënje kjo tepër cinike, të cilën e quan parim të tij, sepse populli Shqiptar e ka treguar në shekuj e vite, se si i ka vlerësuar luftëtarët, patriotët dhe atdhetarët dhe këtë traditë mbarëkombëtare, po e vazhdon dhe në ditët e sotme për luftëtarët e ushtrive çlirimtare të tri luftrave të fundit të Shqiptarve veri lindor. Mirpo Dilaveri gjithmonë si Dilua, nuk heqë dorë nga veset, sepse ato i ka kultivuar vetë në gjakun e tij dhe ato  do të vdesin bashkë me egoizmin karrierist dilaverian të Dilaver Goxhës.

   Në vazhdimësi të trillimeve tepër të shumta që ai shkruan e fletë, janë dhe disa mendime që ky demagog i strategjisë dilaveriane, jep për ndjekjen dhe vlerësimet për luftën e Kosovës nga SHP i ushtrisë dhe MM e RSH, ku nihilisti shpirtzi, shkruan se “nuk  ka patur angazhim legal”, ndërsa në pas luftë, paska qënë Dilaveri, ai që duke punuar si civil në akademi ushtarake, paska afruar ndihmesën e vet karrieriste, por që nuk ja mundësuan si rezultat i presionit të politikës shtetërore, që e kishte punësuar në atë akademi. Këto sajesa që tregon Dilaveri janë sa banale aqë dhe paradoksale. Akuzon politikanët në pushtet, në një kohë që ishte forca politike ajo që e kishte punësuar si shpërblim të atyre ngjarjeve vrasëse të vitit 1991, që ndodhën në atë shkollë e akademi, ku Dilua u aktivizua së tepërmi për të përfituar karrierë. Shqiptarët e kudo ndodhur nuk kanë nevojë për mëndësitë e Dilaver Goxhës, se dinë më mirë se ai, se si i ka kryer detyrat Shteti Shqiptar në atë luftë gjithpërfhirëse të gjithë Shqiptarve, për realizimin e misionit historik kombëtar.

    Në këtë shkrim ballafaques paraqita mendimet e mia, kundër pikpamjeve karreriste e difatiste të Dilaver Goxhaj lidhur me luftën e UÇK-ës, udhëheqësve, drejtuesve të sajë, sepse si luftëar i asaj ushtrie legjendare e për më tepër si Shqiptar i ndarë padrejtësisht nga trungu im atëror, më dhimbset atdheu dhe historia e luftëtarëve që e mbrojnë atë, prandaj mendoj se ka ardhur koha, ti tregojmë vendin këtij sherbëtori të shumë zotnive vete e familjarisht, për të pastruar UÇK-ës dhe historinë e sajë nga kallauzët e futur qëllimisht brënda formacioneve të asaj ushtrie çlirimtare. E nisa këtë shkrim reagus i nxitur nga letra e Dilaver Goxhaj, drejuar kryegjyqëtarit të Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë Zotit Nikolla Giju dhe përsëri në fundin e këtij shkrimi, po i referohem asaj letre për synimet e qëllimta që fshehë Dilaver Goxhaj brënda kësaj letre, ku helmin e futë me finesën hipokrite, duke e mbuluar me vlerësimet që i bënë luftës së UÇK-ës dhe krahasimit të figurës legjendare të Adem Jasharit me Zhan D’Ark heroinën e popullit Francez. Krahasimet historike që bënë Dilaveri janë të mirëfillta, por jo të barabarta sepse populli Francez dhe heroina e tij Zhan D”Ark, luftuan për të ndryshuar rendin e kalbur shoqëror në Francë, ndërsa lufta e UÇK-ë dhe e Adem Jasharit, ishte luftë çlirimtare kundër pushtuesve kolonialë Serbë për liri e bashkim kombëtar.

     Ajo që dëshëroj të theksoj në fundin e këtij reagimi, është se nëpërmjet analizës së gjatë që bënë në atë letër, Dilaveri kërkon të justifikojë qëllimet e tijë karrierite, si dhe në shkrimet e tjera, por tashmë për të afirmuar veten në rradhë të parë si zëvëndës i Shefit të SHP të UÇK-ës e së dyti si strateg i luftës së UÇK-ës para ndërkombëtarve e kryesisht para Gjykatës për krime lufte në Hagë, tregues ky i afirmuar dhe në faqen “PANFLETI” në internet, disa  javë para kësaj letre nga ky sharlatn, që nuk lë asnjë rast për të goditur UÇK-ës, në përfitim të interesave të veta karrieriste. Qëllimi tjetër dhe kryesor i Dilaverit është si gjithmonë hakëmarrja e tij kundër udhëheqësve e drejtuesve të UÇK-ës, kryesisht kundër Hashim Thaçi e Azem Syla, sepse pas vitit 1999 nuk e emëruan në detyra të larta brënda TMK-ës.

     Në atë letër Dilaveri akuzon udhheqësit e UÇK-ës Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, “se pranuan kompromisin që të shkrihej UÇK-ës” dhe ”nuk dëgjuan komisarin e përgjithshëm e UÇK-ës Adem Demaçi”. Me tej në atë letër është përsëri Dilaveri, që tehun e thikës e drejton kundër  Hashim Thaçi, Azem Sylën e Jakup Krasniqi, se duke qënë deputetë të Kuvendin e Kosovës, jo vetëm që pranuan Gjykatën Speciale, por për më tepër sipas tij, ushtruan presion në Kuvend për miratimi e asaj Gjykate. Zoti e ruajtë popullin Shqiptar nga horra të tillë, që nuk shohin më larg se hunda tyre. Liria e popujve të vegjël, lidhet gushtë me detyrimet politike brënda dhe jashtë diplomacisë të OKB e BE,  në raport të plotë me detyrat e të drejtat themelore të dokumenteve bazë për të drejtat njerzore në botë. Me firmosjen në Rrambuje, udhëheqësit e drejtuesit e UÇK-ës u treguan largëpamës, veprim ky që u kokretizua me çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Koha më vazhdimësi do tregojë, se kështu do të konkretizohet dhe paraqitja e tyre në Hagë, veprim të cilin e bënë me pastërti morale, sepse janë të ndërgjegjshëm se vetë dhe UÇK-ës jo vetëm që nuk kanë krime, por në yë kundërtë kanë qënë në mbrojtje të banorve në Kosovë pavarësisht nga përkatësia etnike. Dilaveri të mos merakoset, se politika Kosovare di vetë si i zgjidhë problemet kombëtare e ndërkombëtare dhe nuk ka nevojë për mendësitë dilaveriane. Lidhur me letrën e shkruar nga Dylaveri drejtësisë ndëtkombëtare, mendoj se nuk është hera e parë, që ai merret me këto forma e mënyra, sepse si e theksuam më sipër, është Dilaveri që i shkruajti Komandantit të NATO-s, pa vënë në dijeni Shefin e SHP të UÇK-ës. Është po ky Dylaver, që ka mbushur faqe të tëra interneti me shkrime kundër Hashim Thaçit e Azem Sylës, duke i baltosur këta drejtues të  UÇK-ës sipas interesave karrjeriste që ai fantazon,  Në një nga këto shkrime, ai baltos ish komandantin e UÇK-ës Azem Syla, “Se mirë bëri që dha dorëheqje si kryetar i komisionit qeveritar i veteranëve, se ai më tepër ka qëndruar jashtë Kosove se brënda saj dhe nuk e njeh gjëndjen”. Luftëtarët e asaj lufte, e dinë dhe e njohin mirë Komandantin e tyre të UÇK-ës, prandaj në të gjitha evenimentet përkujtimore individuale e ato të luftës së UÇK-ës,i shprehin atij falënderimet e përzëmërta e të ceçanta, për detyrimet politike e ushtarake  me interes kombëtar. 

     Të gjitha shkrimet e intervistat e Dilaver Gxhaj, nisen e bitisen me hamëndësira të dy roleve që ai luan. Në këtë maratonë sajesash të çekuilibruara,  i vetë quajtur Shpëtim Golemi dhe pse sipas shtypit  intervistohet nga gazetar të ndryshëm, ai i kryen të dy rrolet, ku si pyetjet e përgjigjet i jep vetë ai, për të përfituar pa tjetër dhe me çdo kusht një  rol historike brënda luftës të UÇK-ës. Është e drejtë e tij, të shkruajë atë që mendon për historinë e asaj lufte çlirimtare, por kurrsesi nuk i lejohet atij të akuzojë, fyejë, mohojë, transformojë, trukojë dhe për më keq të masakrojë historinë e UÇK-ës në veçanti dhe atë kombëtare në tërësi. Luftrat e zhvilluara nga  çlirimtarët ishin, janë e do të mbeten në kujtesën e popullit Shqiptar simboli më i shenjtë i vet luftëtarve që i zhvilluan ato, e në mënyrë të veçantë i atyre që derdhën gjakun si lumë për të arritur këtë liri e pavarësi që gëzojmë sot. Luftëtarve dhe UÇK-ës, nuk u vjen mirë e shprehim keqardhjen për hallakatjen mendore e fantazitë karrjeriste të këtij somnambuli, që sheh ëndra me sy hapur  por të detyruar nga hallakatjet e tij, mendoj se mbështesin  këtë shkrim, sepse rasti i këtij demagogu intrigant e mashtrues, duhet parë me qendrimin nga të dy shtetet Shqipëtare në Shqipëri e Kosovë, për rrolin armiqësor që po luan brënda historisë të asaj lufte çlirimtare, ku nëpërmjet shkrimeve e intervistave që jep sa andej e këtej, ka dëmtuar së tepërmi imazhin e luftës të UÇK-ës, të drejtuesve e luftëtarve të sajë. Si i till ai nuk e meriton të trashëgojë virtytet e shenjta të asaj lufte madhështore, për të qënë pas kësaj veteran i luftës së UÇK-ës. Për të njohur sa më mirë lexuesit dhe opinionin publik me realitetin dhe vërtetësinë e ngjarjeve, e ballafaqova Dilaverin me dokumentet e kohës së luftës e paqes, të cilat i kemi nxjerrë nga arshivat përkatëse në Prishtinë, Tiranë, portalin epopeja.org dhe shtypin e përditëshëm andej e këtej kufirit imagjinar Shqiptaro-Shqiptar. Ato janë të gjalla dhe mund ti shohin ashtu si i paraqita në këtë shkrim. Dhe jo vetëm këto, por dhe të tjera fakte me pamje filmike, për të cilat rrezervojë të drejtën, për ti paraqitur atëhere kur të lindi nevoja, për ti treguar këtij karrieristi se cila është figura e vërtetë morale e ngatërrestarit  problematik Dilaver Goxhaj.    

              Me shumë rrespekt e nderim të veçantë për luftën e UÇK-ës e luftëtarët e sajë 

                                                      Ish luftëtar i UÇK-ës REXHEP KRASNIQI                                                                                      

        

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *