Ujërat pushtojnë Kosovën, IHMK del me njoftim: Reshjet pritet të vazhdojnë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Klinë), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale. Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, transmeton Klankosova.tv. “Këto reshje, me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”, thuhet në njoftim. Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit. Përmbytje tashmë është konfirmuar se ka në fshatin Fortesë të Rahovecit,
Gjithashti edhe në fshtrat Ratkoc e Rogovë të hasit është gjendje mjfat alarmante.