Ukraina nën bombardime të mëdha në ditën e shtatë të pushtimit, shumë civilë të vrarë e qindra të plagosur

                   Ukraina po përjeton ditën e shtatë të pushtimit nga RusiA, ndërsa sot është raportuar për dhjetëra të vdekur si pasojë e bombardimeve në qytetet Zhytomyr dhe Khrakiv.Siç raporton BBC të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, transmeton Reporteri.net.Po ashtu është raportuar se sulmet me raketa kanë lënë të vdekur të paktën dy persona të vdekur në qytetin Zhytomyr, i cili gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit.Sulmi, i cili ka pasur cak një bazë ajrore në qytet, ka goditur shtëpi në afërsi.

Ministria e Brendshme ukrainase ka thënë se të paktën dy persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë të plagosur.Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar.Trembëdhjetë fëmijë besohet të jenë në mesin e të vdekurve, transmeton Reporteri.net.Por Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i granatimeve të rënda të artilerisë, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë me ndikim të gjerë.OKB tha gjithashtu se rreth 400 njerëz janë plagosur në luftime deri më tani.Megjithatë, shifrat e publikuara nga qeveria e Ukrainës sugjerojnë se deri në 352 civilë janë vrarë dhe 1,684 janë plagosur.