Ukraina shpall gjendjen e luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se në vend po vendoset gjendja e luftës.Ai e bëri këtë në një fjalim drejtuar popullit.“Rusia ka kryer sulme në infrastrukturën tonë ushtarake. Ne po vendosim gjendje lufte”, tha kreu i shtetit ukrainas, raporton agjencia ukrainase UNIAN, transmeton Reporteri.net.Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. “Mos u frikësoni, ne jemi të fortë, jemi të gatshëm për gjithçka, do t’i mundim të gjithë”, ka theksuar Zelenski ndër të tjera.Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e një operacioni ushtarak në rajonin e Donbasit dhe i bëri thirrje Ukrainës që të heqë armët.Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba njoftoi në Twitter se Rusia kishte nisur një pushtim të plotë të Ukrainës dhe kishte shënjestruar qytete me sulme të armatosura.